Studentët

Korrikula e Programit të Shkencave Politike kërkon të prodhojë profesionistë të ditur, të aftë dhe kompetentë si studiues të ardhshëm dhe analistë në Shkencë Politike, të aftë të hulumtojnë fenomenet politike si përmes institucioneve tipike akademike, ashtu edhe përmes isntituteve kërkimore dhe organizatave ndërkombëtare. Si dhe udhëheqës të ardhshëm dhe politikëbërës në institucione shtetërore dhe organizata të tjera politike, shoqëri civile, lëvizje sociale dhe grupe të avokimit.

 

Studentët e diplomuar në këtë Program zakonisht nisin karrierën profesionale/shkencore, duke punuar me institucionet/organizmat kombëtare, organizatat ndërkombëtare dhe duke ofruar këshilla politike dhe konsulencë. Një përqindje e caktuar e të diplomuarve nisin karrierën e tyre duke punuar në sektorin privat dhe ne Organizata jo profitabile, duke qenë të trajnuar të kuptojnë themeluar e ndërlidhjes midis politikës, tregut dhe sektorit jo profitabil.