| Emri i institucionit | 74-BPRAL Kolegji UBT | 
| Fakulteti/Departamenti | Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri | 
| Kampusi kryesor dhe deget | Kampusi kryesor. Prishtinë | 
| Emri i programit të studimit | MSc Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri | 
| Akreditimi/Akreditimi | Riakreditimi | 
| KKK Niveli i kualifikimit | KKK Level 7 | 
| Diploma Akademike | Master për Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri | 
| ECTS | 120 | 
| Profili i programit (Orientimi) | 
  | 
| Kodi Erasmus | 11.3 Shkenca Kompjuterike, Informatikë | 
| Lloji Studimit | Me kohë të plotë | 
| Numri i studenteve | 100 | 
| Minimumi I kohezgjatjes te studimeve | 2 vite | 
Plani Strategjik i Kërkimeve udhëzon UBT-në për t’iu përgjigjur efektivisht mjedisit në ndryshim në mundësitë e hulumtimit dhe ofron një platformë për pjesëmarrje në iniciativat ndërkombëtare të lidhura me hulumtimet.
Plani i hulumtimit të programit është i lidhur kryesisht me temën dhe me aspekte të strategjisë institucionale të kërkimit, të tilla si Teknologjia e Informacionit, etj.
UBT kryen kërkime në të gjitha aspektet e teknologjisë së informacionit: harduerë dhe softuerë, komponentët dhe sistemet.
Duhet theksuar se temat e hulumtimit të programit përfshijnë në vete: sistemet e TI-së, analizat e të dhënave, modelimin dhe simulimin, softuerin dhe programimin, sistemet dhe sigurinë e të dhënave, telekomunikimet, informatika e cila është e ndërlidhur me lëmin e shëndetësisë dhe të sigurisë kibernetike.
Kontributet më të fundit të hulumtimit të stafit janë organizuar përmes Konferencës Vjetore Ndërkombëtare të UBT-së për Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri. Përveç kësaj, ekzistojnë dy qendra që veprojnë si pjesë e Departamentit të CSE: Qendra UBT për Modelim dhe Simulim dhe Qendra UBT për Sigurinë e të Dhënave dhe Privatësinë.
Temat kryesore të hulumtimit si pjesë e strategjisë kërkimore janë:
- Të Dhënat Kryesore;
 - Inteligjenca e Biznesit dhe Menaxhimi i Njohurive;
 - Cloud Computing dhe Teknologjitë Mobile;
 - Grumbullimi dhe “Grid Computing” (mbledhja ose grumbullimi i burimeve kompjuterike nga vende të shumta për të arritur një qëllim të përbashkët);
 - Lojëra celulare/telefonike, aplikacionet e Ueb-it;
 - Përsosmëri në lidhje me kujdesin ndaj klientit;
 - Shërbimet elektronike, e-Health (përdorimi i teknologjisë në shërbimet e shëndetit), e-Qeverisja;
 - Inxhinieria e Edukimit, E-Learning (të mësuarit nëpërmjet përdorimit të tekonologjisë), Të mësuarit e përjetshëm;
 - E-Health (Përkujdesja Shëndetësore nëpërmjet përdorimit të teknologjisë), E-Services (Shërbimet të cilat kryhen me anë të ndihmës së teknologjisë) dhe Strategjia Konkurruese;
 - Sistemet e Krijuara;
 - Inxhinieri dhe Rrjetet;
 - Qeverisja dhe Menaxhimi i IS;
 - Sigurimi i Sistemeve të Informacionit;
 - Bashkëpunimi i gjallë dhe virtual (pamor);
 - Teknologjitë me valë, rrjetet celulare, brezat e ardhshëm;
 - Networks, Sensor and Mesh Networks;
 - Zgjidhjet e prodhuara prej RFID;
 - Modelimi dhe simulimi;
 - Modelimi për aplikime të kontrollit dhe aplikacionet në kohë reale;
 - Aplikimi ose vënia në zbatim e sistemit TIK në sektorin publik;
 - Inteligjenca Artificiale, Robotika, Sistemet Multi-Agent, (Një sistem multi-agjent është një sistem i kompjuterizuar i përbërë nga agjentë inteligjentë të ndërveprimit të shumëfishtë);
 - Informacion Inteligjent mbi Rrjetet;
 - Teknologjitë e “Semantic Ueb”;
 - Informatika me karakter social dhe Bashkëpunimi;
 - Rrjetet sociale dhe vendndodhja;
 - Telemjekësia.