Qëllimet dhe Objektivat

Programi i masterit në “E Drejta Civile dhe e Pronës” ofrohet për fitimin e njohurive të përgjithshme teorike të të drejtës civile si prona, problemet europiane dhe globale të tregtisë dhe të drejtat e njeriut. Studentëve ju mundësohet të zhvillojnë të menduarit kritik dhe aftësitë hulumtuese sepse programi ofron një pasqyrë të pronësisë intelektuale, marrëveshjeve ndërkombëtare tregtare për tregti të lirë, zbatimit të ligjit, legalizimit të pronësisë, si dhe garantimit të lëvizjes së lirë të tregut ndërkombëtar.

Kurrikula është hartuar për t’iu përgjigjur nevojave të studentëve të diplomuar në juridik në një prej lëmive më të rëndësishme dhe të gjera të drejtësisë. Lëndët mbulojnë çështjet dhe zhvillimet bashkëkohore në fushat e detyrimeve dhe kontratave, proceseve gjyqësore tregtare, të drejtave pronësore, ligjit të konkurrencës ose procesit gjyqësor me të drejta objektive private subjektive.

Veçanërisht në Kosovë, ky program është i përshtatshëm për marrëdhëniet juridike ndërmjet qytetarëve dhe subjekteve privatë, tëpërfshirë në çështje që janë shumë të rëndësishme për avokatët e angazhuar.

Kursi i lëndëve synon që studentët të jenë në gjendje të analizonin thelbin e gjeneratës së re të ligjeve civile në Kosovë (ligji për pronësinë intelektuale, ligjin e falimentimit, ligjin e konkurrencës). Ato janë  shtylla të ekonomisë së tregut, që përcakton cilësinë e jetës ekonomike në vend. Legjislacioni i Kosovës është në proces të përafrimit me Acquis Communitare si një nga kërkesat aktuale, me të cilat përballen me avokatët për specialistë  bashkëkohorë, të aftë për të zgjidhur rastet, të cilat kanë aplikim të së drejtës private dhe ndërkombëtr privatë.

Për më tepër, një praktikë në semestrin e dytë është ndoshta mënyra më e mirë për t’u futur në kontakt me praktikuesë ligjorë, duke u dalluar për aftësitë dhe njohuritë e fituara gjatë gjithë programit.

Gjithashtu, programi synon të realizojë trajnime për aftësimet e kandidatëve, analiza doktrine, interpretime ligjore të zgjeruara dhe hulumtime të mbikëqyrura.