Ndërlidhja me Industrinë dhe Partneriteti

Fakulteti Juridik në UBT ka bërë pjesë të aktivitetit të saj angazhimin e komuniteteve tona në jetën dhe misionin e universitetit, si dhe angazhimin e universitetit dhe studentëve të tij, fakultetit dhe stafit në jetën e komuniteteve tona.

Përbërja e bordit përfshin anëtarë të emëruar nga themeluesi i UBT-së, nga Këshilli Akademik, Unioni Studentor dhe duke I dhene vlere te shtuar edhe me perfaqesi nga industria dhe partnerët.

Pra, audiencat e komunitetit tonë janë të përfshira në vlerësimin se si universiteti mund të adresojë nevojat rajonale. Gjithashtu, ky angazhim është rritur pёrgjatë viteve me përfshirjen e të diplomuarve, drejtuesve të komunitetit dhe të tjerëve në universitet përmes shërbimit në borde, angazhimeve në ligjёrata, programeve të mentorimit dhe atyre filantropike.

Gjithashtu, institucioni siguron rëndësinë e vazhdueshme të programeve për nevojat kombëtare dhe rajonale në një mënyrë inovative, nëpërmjet konsultimit, angazhimit me industrinë dhe komunitetin, duke përfshirë analizën e nevojave dhe hulumtimin të tregut feeding into the zhvillimin dhe rishikimin e programit tonë. Një angazhim i tillë përfshin kompanitë shumëkombëshe, NVM-të vendase, ekonominë rurale, komunitetin dhe sektorin vullnetar dhe agjencitë përkatëse.

Konkretisht Fakulteti juridik ka bashkëpunim dhe në përbërje të bordittë industrisë përfqaësues nga Oda e avokatëve të Kosovës, Gjykatat themelore, organizata ndërkombëtare dhe Këshilli Gjyqësor e ai Prokurorial i Kosovës.