Niveli Master në programin e studimit të Dizajnit të Integruar është përpiluar të ndahet 1/3 në ligjërata dhe prezantime, 1/3 në punë praktike dhe krijime dhe ⅓ në punë/përmbajte artistike, diskutime grupore, dhe punëtori me kolegët. Studentët marrin pjesë në një mori strategjish të mësimdhënies dhe mësimnxënies që janë përpiluar për nxitjen e mësimnxënies aktive: një llojllojshmëri të metodave të mësimdhënies që aplikohen në të gjitha departamentet ofrojnë mundësi për nxënie aktive. Këto përfshijnë studimet e rasteve, punime projektesh, nxënie të bazuar në probleme dhe nxënie simuluese. Vizita vendesh, ekskursione, punë praktike dhe caktimi i vendeve të kryerjes së praktikës, do të implementohen si tipare të rëndësishme të proceseve të mësimdhënies dhe të mësimnxënies. Rastet për mësimnxënie interaktive përforcohen përmes mësimnxënies së bazuar në projekte, analiza të rasteve të studiuara , dhe ligjërata, artistë mysafirë, punë në grupe, dhe të mësimnxënies përmes mediave elektronike. Përdorimi i këtyre metodave të mësimdhënies mundësohet nga raporti i favorshëm mësimdhënës –student dhe numri i vogël i studentëve nëpër klasa. Theksi ynë në njohuritë praktike dhe relevante të industrisë është karakteristika kryesore e programit tonë arsimor. Metodat e studimit dhe kërkesat për përfundimin e lëndës gjithmonë do të specifikohen në programet mësimore që janë në dispozicion të studentëve para fillimit të studimeve. Secila lëndë ka program të detajuar, i cili është më i detajuar se sa programi i përgjithshëm i lëndës dhe do të përshkruajë temat që do të shtjellohen gjatë semestrit, si p.sh.: objektivat, përmbajtja e lëndës për çdo javë, organizimi i punës, kërkesat për punë seminarike dhe individuale, jepet lista e materialit të nevojshëm dhe të rekomanduar për lexim, vijimi i ligjëratave, dhe rregullat specifike të vlerësimit.
- Ligjërata dhe prezantimet – Metoda studiuese të aplikuara përmes lëndëve hyrëse kanë rëndësi të madhe në ligjërata, punë individuale ose punë në grupe dhe diskutime. Puna individuale shpesh është një detyrë gjithëpërfshirëse leximi ose me shkrim. Lëndët kryesore janë kryesisht praktikë të orientuara dhe rëndom organizohen si lëndë laboratorike që kërkojnë pjesëmarrje aktive me detyra praktike dhe punë në grupe, që përfshin detyra kreative dhe hulumtuese. Puna individuale është rëndom hulumtimi, analiza, testimi ose përfundimi i një detyre ose projekti të filluar gjatë ligjëratave.
- Puna praktike dhe Krijimi përmbajtësor /artistik – studentët do të angazhohen në krijimin dhe prodhimin e dizajnit dhe punimet artistike në fushën e tyre përkatëse të studimit. Me rëndësi është të kalohet kohë në laborator ku ata do t’i përsosin shkathtësitë e atyre praktike. “Praktika të përsos”, andaj ne jo vetëm që i inkurajojmë por edhe kërkojmë që studentët tanë të kalojnë po aq kohë duke krijuar.
- Kritikat, punëtoritë, diskutimet në grupe – Duke punuar në grupe të vogla studentët angazhohen në shqyrtimin e projekteve të kolegëve të tyre, dhe në këtë mënyrë e zhvillojnë syrin e tyre kritik, duke bashkëpunuar me kolegët e tyre, si dhe përfitojnë duke mësuar nga njëri-tjetri. Besojmë që një disenjator dhe artist i mirë është ai i cili angazhohet në vetë-vlerësim, kontribuon në vlerësimin e kolegëve, si dhe është i hapur ndaj kritikave të profesorëve të tij. Kësisoj, ata nuk do të jenë të aftë vetëm të prodhojnë art dhe dizajn të mirë, por edhe do të jenë të aftë të mbrojnë estetikën e tyre të përzgjedhur. Kjo gjithashtu do të shërbejë për të nxitur bashkëpunimin në grupe dhe këmbimin e ideve.
- Projekti i tezës së Masterit – studentët në bashkëpunim me mentorët e tyre do të punojnë në prodhimin e projektit të tyre individual kreativ gjatë semestrit të fundit. Mund të jetë i bazuar në hulumtime, ose mund të jetë i përqendruar në një art specifik dhe/ose projekt dizajni që do të kulmonte me produkt të fundit, një ekspozitë, sfilatë, një prezantim, publikim, projekt multimedial, ose ndonjë projekt tjetër studiues relevant, paraprakisht i dakorduar me mentorin.
- Ekskursionet dhe vizitat e vendeve të caktuara – duke vizituar muzetë, kompanitë mediale, galeritë e artit, hapësirat ekspozuese, liderët e industrisë, fabrikat, konferencat, sfilatat, bienalet, etj., studentët do të mund të mund t’i zbatojnë shkathtësitë tyre në kontekst praktik, si dhe do të jenë të përditësuar me trendët aktual, shijet, dhe teknologjinë e fundit në fushat e dizajnit dhe artit.
- Hulumtimi – hulumtimi në fushën e Dizajnit të Integruar gjithashtu shtrihet përtej definicioneve tradicionale të hulumtimit, dhe prandaj edhe gjërat në vijim gjithashtu konsiderohen si aktivitete hulumtuese dhe publikime: punimet kreative, ekspozitat, paraqitjet grupore dhe soliste, ngjarjet e dizajnit (si Java e Modës, Java e Dizajnit, Bienalja e Venecias, etj.), sfilatat, ekspozitat e modës, pjesëmarrja në biseda dhe panele dhe debate, instalacionet artistike dhe të prodhimeve, prezantimet multimediale, publikimet e revistave industriale, publikimet artiske dhe të kritikave, si dhe publikimet e revistave letrare.
- Puna praktike – Studentët e përfundojnë përvojën e punës praktike. Studentët caktohen nëpër fusha relevante si të modës, dizajnit të produkteve, multimedia, dizajnit të enterierit dhe grafik, etj. Duke bashkëpunuar me partnerët tanë në industri, pas diplomimit, studentët tanë do të kenë njohuri, një rrjet njerëzish, dhe shkathtësi praktike që menjëherë të fillojnë të kontribuojnë në ekonomi.
- Mësimi elektronik – Teknologjitë e informacionit do të përdoret nga studentët për t’u qasur në revistat relevante dhe materialet studiuese. Gjithashtu mësimi elektronik do të aplikohet në disa nga lëndët për të përfituar nga teknologjia arsimore.