Mësimdhënia dhe Mësimnxënia

Programi bazohet në qasjen e kombinuar në mes teorisë dhe praktikës. Qasja në mësimdhënie është formuluar duke inkorporuar kërkesat e lëndëve minimale, instruksionet teorike dhe kohëzgjatjen e praktikës sipas Direktives së BE 2005/36.

 

Rezultatet e mësimit të programit, përmbajtja dhe metodat e mësimdhënies janë hartuar në bazë të Kornizës së Kualifikimit të Kosovës dhe modeluar në praktikën e mirë të sugjeruar nga Bordi Evropian i Anesteziologjisë.

 

Programi Teknik i Anesteziologjisë në UBT përfshin rekomandimet e Bordit Evropian të Anesteziologëve rreth rezultatit të të nxënit dhe përmbajtjes së kurrikulave. Struktura e programit, kohëzgjatja e tij ofrohet në përputhje me Kornizën Kombëtare Profesionale të Kosovës dhe praktikat më të mira në Evropë.

 

Studentët gjysmën e programit e realizojnë në praktikë në Qendren Klinike Universitare të Kosovës, në Spitalet Regjionale në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe në Poliklinikën Mjekësore në UBT.

 

Lëndet e shkencave mjekësore kontribuojnë në zhvillimin e aftësive të studentëve që të observojnë, vlerësojnë si dhe dokumentojnë gjendjen shëndetësore, rreziqet, simptomat e sëmundjes dhe rezultatet e trajtimeve te pacientëve dhe qytetarëve. Misioni kryesor i stafit profesional është fuqizimi i studentëve për të mësuar, shërbyer, hulumtuar dhe praktikuar në mënyrë bashkëpunuese aftësitë dhe ekspertizën në fushën e shëndetësisë.