Ndërlidhja me Industrinë dhe Partneriteti

Procesi mësimor në kuadër të Programit Shkencat Sportive dhe Lëvizja organizohet në bashkëpunim të ngushtë me institucione të shumta publike dhe private me të cilat UBT ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim forcimin e lidhjes mes teorisë dhe praktikës. Pjesa praktike e mësimit, përveç në palestrat e UBT-së, do të organizohet edhe në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive, Terapisë Fizike “Rehabilitimi”, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, Palestra Probasket” etj.