Infrastruktura

Menaxhmenti i UBT-së ndjek nevojat për ambiente adekuate, inventarë, hapësira mësimore, shërbime të TI-së, softuer, bibliotekë dhe salla leximi në çdo Kampus në lidhje me aktivitetet e kurrikulave dhe planprogrameve. Biblioteka e UBT-së përbëhet nga dy zona të caktuara për hapësirën e ruajtjes së librave dhe hapësirën e leximit. Kjo ndarje mundëson ofrimin e një shërbimi më efikas, mundësinë e qasjes në libra dhe në të njëjtën kohë, qetësinë e nevojshme dhe të mjaftueshme në sallën e leximit. Biblioteka aktuale, në raftet e saj ka 250,000 libra të shtypur, një nga bibliotekat më të mëdha përreth, si dhe bazat e të dhënave të librave elektronikë dhe botuesve. Studentët e UBT-së kanë qasje në e-Biblioteka të ndryshme dixhitale, si: EBSCO HOST, Cambridge Journals dhe JSTOR.