Mësimdhënia dhe Mësimnxënia

Programi i Shkencave të Sportit dhe Lëvizjes në UBT synon të ofrojë një qasje të kombinuar arsimore ndërmjet komponentëve kyç: mësimdhënie teorike, zhvillim i aftësive të aplikueshme dhe praktike, punë praktike dhe kërkimore. Kjo do t’i mundësojë stafit dhe studentëve të bëhen partnerë të fortë në zhvillimin e vazhdueshëm të njohurive dhe kompetencave në një fushë specifike, e cila siguron zhvillim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm profesional.