Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi

Misioni i programit të studimit në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (MBE)

Emri i institucionit:Kolegji UBT
Fakulteti/Departamenti:Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi
Kampuset:·   Prishtinë

·   Prizren

·   Ferizaj

Emri i programit të studimit:Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi
Akreditim/Riakreditim:·   Prishtinë  2023 – 2028

·   Prizren    2024 – 2027

·   Ferizaj    2025 – 2030

Niveli i kualifikimit sipas KKK:ISCED 6
Diploma akademike apo emërtimi i diplomës:BSc në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi
ECTS:   180
Orientimet:·      Menaxhment, Ndërrmarrësi dhe Inovacion

·      Marketing dhe Shitje

·      Kontabilitet, Auditim dhe Tatime

·      Financa, Banka dhe Sigurime

·      Biznesi Ndërkombëtar

Kodi i Zonës së Subjektit Erasmus (ESAC):04.0/04.9
Forma e studimeve:Kohë të plotë
Kohëzgjatja minimale e studimeve:  3 Vite
Numri i vendeve të studimit / Kuota:·       Prishtinë: 250

·       Prizren: 80

·       Ferizaj: 90

Misioni i MBE -se është të aplikojë përsosmërinë në mësimdhënie, mësimnxënie dhe hulumtim brenda një mjedisi gjithëpërfshirës me në qendër studentin për të nxitur të diplomuarit e fokusuar në ndërveprimin intelektual, kreativitetin, aftësitë, punën ekipore dhe qeverisjen si dhe që janë të gatshëm të marrin ose të rrisin rolin e tyre drejtues në biznes, profesione, industri, shërbime publike/private dhe shoqëri. Programi i MBE -së nxitë krijimin dhe transferimin e njohurive dhe është i përkushtuar ndaj zhvillimit arsimor të shoqërisë në një mënyrë që reflekton aspektet e saj kombëtare dhe ndërkombëtare. Programi i studimit të MBE -së ofron njohuri të avancuara në të gjitha dimensionet e Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë duke ofruar arsim akademik në një mjedis lokal me ekspertizë ndërkombëtare për të krijuar një mjedis me qëllim rritjen e bashkëpunimit ndërmjet studentëve, stafit mësimdhënës, administratës dhe komunitetit.

 

 

UBT – MBE – YouTube