Ndërlidhja me Industrinë dhe Partneriteti

Mbi 90 % e kapaciteteve prodhuese të energjisë në Kosovë gjendet në dy termocentrale Kosova A dhe Kosova B, të cilat operojnë me linjit, kurse pjesa tjetër e konsumit mbulohte nga prodhimi i energjisë nga Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (BRE) si dhe importi.

 

Energjia është identifikuar si prioritet kryesor kombëtar për Qeverinë dhe përqendrohet kryesisht në investime të mëdha në përmirësimin e sistemit të transmisionit të energjisë, shpërndarjes së energjisë si dhe zhvillimin e kornizës ligjore për prodhimin e energjisë së rinovueshme, e cila është e paraparë edhe me Startegjinë e re për Energji në Republikën e Kosovës 2023-2031.

 

Sfidat kryesore me të cilat përballet sektori i energjisë në Kosovë janë: Zhvillimi i infrastrukturës energjetike, lehtësimi i investimeve për furnizim të rregullt me energji, zhvillimi i skemave inovative të financimit për investime kapitale dhe reflektimin e tyre në koston dhe çmimin e energjisë.

 

Përmirësimi i sigurisë dhe furnizimin me energji nënkupton, ndër të tjera, promovimin e diversitetit, efikasitetit dhe fleksibilitetit brenda sektorit.

 

Në shumicës e programeve të studimeve themelorë në UBT nga studentët kërkohet të kryejnë punën praktike dhe/ose laboratorike.

 

Programi BSc Inxhinieria e Energjisë ka një lëndë në semestrin e katërt të quajtur Praktikë me 6 ECTS dhe në semestrin e gjashtë lëndën Praktikë/Projekt në Industri (15 ditë pune) me 10 ECTS, e cila kontribuon drejtpërdrejt në zhvillimin e punës praktike të studentit. Në këto lëndë, studentët bashkëpunojnë me sektorin publik dhe privat në fushën e inxhinierisë energjetike në Kosovë. Praktika zhvillohet në ambientet e kompanive partnere të Programit BSc Inxhinieri e Energjisë.

 

Qëllimet e punës praktike varen por zakonisht përfshijnë:

  • Ndërlidhjen e teorisë me praktikë.
  • Zhvillimin e aftësive dhe teknikave praktike.
  • Mësimin e përdorimit të pajisjeve.
  • Të kuptuarit e metodës shkencore.
  • Zhvillimin e aftësive për zgjidhjen e problemeve.
  • Menaxhimin dhe analizimin e të dhënave.
  • Nxjerrjen e përfundimeve dhe aftësitë e vlerësimit.
  • Zhvillimin e aftësive profesionale – p.sh. puna në grup, paraqitja e gjetjeve, etj.

 

No. Name of company Type of company
1 KEK Kosovo Power Company
2 KOSTT Kosovo Transmission and Trade System Operator
3 KEDS Kosovo Company for Distribution and Supply
4 TERMOKOS Public Heating Company
5 ERO Energy Regulatory Office
6 SOWI Wind Turbines
7 AIR ENERGY, KITKA Wind Turbines
8 MUQA SOLAR Solar System Implementation Company
9 ELECTRA Factory for implementation of 20 kV and 35 kV Switchgears
10 MONTING Company for production of MV Substations and LV cubicles
11 AWESK Association of Women in the Energy Sector of Kosovo
12 Notus Energy Company for Wind Energy Production