Sistemet e Inxhinierisë Energjetike na rrethojnë nga të gjitha anët me aplikacione që arrijnë lart në çdo sektor të shoqërisë që shtrihen nga fabrikat, veturat, ndërtesat, etj. Prandaj studimi i Inxhinierisë Energjetike është shumë emocionuese dhe interesante. Gjithashtu, trajnimi i gjeneratave të ardhshme të inxhinierëve dhe dhënia atyre një set gjithpërfshirës të aftësive është shumë e rëndësishme për industrinë e inxhinierisë energjetike si tërësi ashtu edhe për shoqërinë.
Programi ofron ndërlidhjen e njohurive teorike dhe praktike me infrastrukturë dhe metodat më moderne të mësimdhënies. Planprogrami është i përshtatshëm për të diplomuarit e shkollave të mesme, për profesionistë që kërkojnë përmirësim të aftësive të tyre.
Studentët e diplomuar nga Programi i Inxhinierisë Energjetike do të kualifikohen për të punuar në kuadër të prodhimit dhe shpërndarjes së elektricitetit dhe industritë e ndërlidhura shërbyese. Studentët do të kompletojnë programin e tyre edukativ në bashkëpunim me sektorin e energjisë.
Të vetëdijshëm se inxhinierët e sotëm duhet të jenë të aftë t’i zgjidhin probleme komplekse, shumë të fokusuara praktike, si dhe atyre fushave të Inxhinierisë, UBT e ofron këtë program studimor. Misioni ynë poashtu është t’i kontribuoj studimit të Inxhinierisë Energjetike në bazë të programeve dhe përvojes Evropiane dhe Amerikane.