Infrastruktura

Programi bazohet në punën e bërë nga TEMPUS Projektit për Zhvillim të Planprogrameve për Efiçiencën e Energjisë, në të cilin UBT është pjesë e konsorciumit.

 

Programi ka laborator një laborator modern dhe inovativ me të gjitha pajisjet elektrike për bazat elektrike dhe elektronike të kontrollit elektrik, sistemet diellore, turbinat me erë, prodhimin e biomasës, pompën e ngrohjes etj.

 

Pikat e forta të programit janë të lidhura drejtpërdrejt me parimet që UBT promovon, përkatësisht metodën shkencore, bashkëpunimin ndërkombëtar, orientimin praktik, ndërdisiplinor dhe interaktivitetin. Programi gjithashtu tregon rëndësinë e teknologjisë dhe zhvillimeve teknologjike në biznes dhe zhvillimet ekonomike.

 

Litaratura për këtë fushë, e cila është pjesë e Bibliotekës së UBT-së, përfshin në gamën e saj të titujve universitarë, libra në gjuhë të ndryshme ndërkombëtare. Publikimet që zakonisht shfrytëzohen si burim janë nga qëndra të njohura ndërkombëtare si Universiteti i Teknologjisë në Vienë, Universiteti i Harvardit, Universiteti i Oslos, Universiteti i Oakland, Universiteti i Nisë.

 

Shërbimi bibliotekar u mundëson, gjithashtu, studentëve tanë një qasje të drejtpërdrejtë për e-Librat dhe artikujt online që kanë karakter shkencor dhe akademik në fusha të ndryshme.
E-biblioteka: http://search.ebscohost.com/login.aspx
Bione http://www.bioone.org/page/about/organization/mission
Biblioteka e FMN-së http://www.elibrary.imf.org/
Revistat e Cambridge http://journals.cambridge.org/action/login
Jstor Library http://www.jstor.org/

 

UBT është e pajisur me platformën Moodle e cila është krijuar që të ndihmojë studentët të kenë qasje në materialet mësimore, ku përfshihen syllabuset e të gjitha lëndëve të programit, prezantimet në verzionin PowerPoint dhe të gjitha materialet tjera relevante, në konsistencë me kurrikulën e programit.