Përveç përfitimit nga ekspertiza jonë në të gjitha nivelet, qasjes profesionale dhe shkencore, programi siguron se studentët janë pjesë e një serie të pasur aktivitetesh që mbështesin studentët për të plotësuar studimet e tyre konvencionale mësimore bazë.
Pjesa e punës së pavarur është rreth (55%) të ngarkesës së përgjithshëm të punës së studentëve dhe kjo përfshin leximin, punën kërkimore varësisht nga lëndët. Pjesës së punës aktive (ligjëratave dhe seminareve) poashtu i është dhënë rëndësi (45%). Qasja e përgjithshme është që të kemi një ligjëratë në javë dhe dy ushtrime për çdo kurs. Varësisht nga qasja pedagogjike, njësi të caktuara mund të kërkojë mësim më të udhëhequr. Në shumë kurse, studentët janë të obliguar të punojnë me një sasi të caktuar leximesh të detyrueshme, zakonisht 15-20 faqe për seminar. Përveç kësaj, duhet përgatitur detyra me shkrim në formën e 1-2 faqe letër reflektimi, 5-7 faqe ese. Puna e pavarur gjithashtu përfshin detyra të punës në grup.
Arsimi dhe metodat e studimit përbëjnë një gamë të gjerë aktivitetesh që variojnë midis: leksioneve, prezantimeve të studentëve, ushtrimeve dhe detyrave, arsimit të bazuar në dialog dhe në diskutimit, raste studimi, trajnimit dhe praktika në laboratore. Edukimi i bazuar në projekte duke përfshirë prezantimin e rezultateve, këshillim në lidhje me detyrat individuale dhe të përbashkëta, duke përfshirë edhe projektet, leximi dhe grupet e studimit.