Shkalla Bachelor në Inxhinieri Energjetike është një program i studimeve themelore që ofron edukim profesional në këtë fushë të rëndësishme të studimit.
Inxhinieria Energjetike është studimi i sistemeve energjetike dhe shpesh i sistemeve të efiçiencës energjetike të ndërlidhura në ndonjë mënyrë që është monitoriar duke përdorur komponentet e duhura dhe të kontrolluar duke përdorur sisteme kompjuterike.
Sistemet e Inxhinierisë Energjetike na rrethojnë nga të gjitha anët me aplikacione që arrijnë lart në çdo sektor të shoqërisë që shtrihen nga fabrikat, veturat, ndërtesat, etj. Prandaj studimi i Inxhinierisë Energjetike është shumë emocionuese dhe interesante. Gjithashtu, trajnimi i gjeneratave të ardhshme të inxhinierëve dhe dhënia atyre një set gjithpërfshirës të aftësive është shumë e rëndësishme për industrinë e inxhinierisë energjetike si tërësi ashtu edhe për shoqërinë.
Duke i marrë parasyshë kërkesat aktuale dhe të pritura në sektorin e energjisë së rinovueshme do të ketë kërkesa të konsiderueshme për inxhinierë të kualifikuar në këtë sektor. Në këtë kontekst, Programi i Inxhinierisë Energjetike i UBT, ka për qëllim t’i përgjigjet nevojës per personel të kualifikuar. Studentët e diplomuar nga Programi i Inxhinierisë Energjetike do të kualifikohen për të punuar në kuadër të prodhimit dhe shpërndarjes së elektricitetit dhe industritë e ndërlidhura shërbyese. Studentët do të kompletojnë programin e tyre edukativ në bashkëpunim me sektorin e energjisë. Si pjesë e programit, studentët duhet ta kenë kryer me sukses praktikën e tyre, gjithashtu në bashkëpunim me sektorin e energjetikës.
Misioni ynë është t’i kontribuoj studimit të Inxhinierisë Energjetike në bazë të programeve dhe përvojes Evropiane dhe Amerikane.
Rezultatet Mësimore të Programit
Studentët që e kanë kompletuar programin do të jenë në gjendje të: