Investoni për të ardhmen tuaj, studioni master në UBT

27/10/2020

UBT ofron programe të nivelit master me specializime unike për gjithë studentët që tashmë kanë diplomuar apo edhe kanë filluar karrierën e tyre në profesionet përkatëse.

 

Falë angazhimit shumëvjeçar, UBT është sinonim i arsimit ndërkombëtar dhe statistikat tregojnë se është institucioni i vetëm nga vendi që globalisht është i lidhur me partnerë botërorë.

 

Duke qenë pjesë e UBT-së, do të thotë të kesh mundësi të përfitosh njohuri në disiplina të veçanta akademike dhe të aftësohesh në teknologjinë moderne, teksa me theks të veçantë, studimi pasuniversitar në UBT do të ngritë edhe perspektivat e juaja të karrierës.

 

Studimet master në UBT ju mundësojnë që të filloni një karrierë të re në një fushë profesionale të zgjedhur, të përgatiteni për studimet e nivelit të doktoratës, të zgjeroni njohuritë në fushat që lidhen me profesionin tënd, të përgatiteni për projekte sipërmarrëse dhe për dhënien e ekspertizave profesionale.

Ju mund t’i vijoni studimet master në programet:

– Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi,

– Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri,

– Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë

– Menaxhim i Mekatronikës,

– Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor

– Politika Publike dhe Menaxhim,

– Shkencat e Ushqimit dhe Teknologjisë,

– E Drejta Civile dhe Pronës,

– Juridik, Kriminologji Kompjuterike dhe Forenzikë,

– Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturë (ESLG),

– E Drejta Biznesore Ndërkombëtare dhe Evropiane,

– Energji Elektrike dhe Tregjet e Energjisë,

Shkenca Politike – Integrimi dhe Qeverisja.

UBT është institucion që është vlerësuar me 5 yje të ekselencës, që ka sjellë metodën e re të mësimit, përmes Realitetit Virtual dhe të Shtuar, institucion që ka krijuar bashkëpunim me rreth 500 universitete prestigjioze botërore, me institucione dhe me partnerë nga mbarë bota, ofron certifikime ndërkombëtare, sisteme online të mësimit, trajnime, kurse përgatitore, bibliotekën me numrin më të madh të titujve shkencor dhe qasje në libraritë më të mëdha elektronike, laboratorë shkencorë, etj.

Dokumentet e nevojshme për regjistrim në UBT janë: Diploma e noterizuar, CV, kopja e letërnjoftimit dhe certifikata e lindjes.

Apliko TANI: https://apliko.ubt-uni.net/