Shkenca kompjuterike dhe Inxhinieri

Emri i institucionit
74-BPRAL Kolegji UBT
 

 

Fakulteti/Departamenti
Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri
 
Kampusi kryesor dhe deget Kampusi kryesor. Prishtinë
   
Emri i programit të studimit MSc Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri
   
Akreditimi/Akreditimi Riakreditimi
NQF Niveli i kualifikimit NQF Level 7
Diploma Akademike Master për Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri
ECTS 120
Profili i programit (specializimi) ·         Inxhinieri e Sistemeve Softuerike

·         Programimi në Ueb

·         Sistemet e Bazave të të Dhënave

·         Inxhinieria e Komunikimit

·         Shkenca e të Dhënave

·         Informatika Mjekësore

Kodi Erasmus 11.3 Shkenca Kompjuterike, Informatikë
Lloji Studimit Me kohë të plotë
Numri i studenteve 100
Minimumi I kohezgjatjes te studimeve 2 vite

 

Plani Strategjik i Kërkimeve udhëzon UBT-në për t’iu përgjigjur efektivisht mjedisit në ndryshim në mundësitë e hulumtimit dhe ofron një platformë për pjesëmarrje në iniciativat ndërkombëtare të lidhura me hulumtimet.

 

Plani i hulumtimit të programit është i lidhur kryesisht me temën dhe me aspekte të strategjisë institucionale të kërkimit, të tilla si Teknologjia e Informacionit, etj.

UBT kryen kërkime në të gjitha aspektet e teknologjisë së informacionit: harduerë dhe softuerë, komponentët dhe sistemet.

 

Duhet theksuar se temat e hulumtimit të programit përfshijnë në vete: sistemet e TI-së, analizat e të dhënave, modelimin dhe simulimin, softuerin dhe programimin, sistemet dhe sigurinë e të dhënave, telekomunikimet, informatika e cila është e ndërlidhur me lëmin e shëndetësisë dhe të sigurisë kibernetike.

 

Kontributet më të fundit të hulumtimit të stafit janë organizuar përmes Konferencës Vjetore Ndërkombëtare të UBT-së për Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri. Përveç kësaj, ekzistojnë dy qendra që veprojnë si pjesë e Departamentit të CSE: Qendra UBT për Modelim dhe Simulim dhe Qendra UBT për Sigurinë e të Dhënave dhe Privatësinë.

 

Temat kryesore të hulumtimit si pjesë e strategjisë kërkimore janë:

  • Të Dhënat Kryesore;
  • Inteligjenca e Biznesit dhe Menaxhimi i Njohurive;
  • Cloud Computing dhe Teknologjitë Mobile;
  • Grumbullimi dhe “Grid Computing” (mbledhja ose grumbullimi i burimeve kompjuterike nga vende të shumta për të arritur një qëllim të përbashkët);
  • Lojëra celulare/telefonike, aplikacionet e Ueb-it;
  • Përsosmëri në lidhje me kujdesin ndaj klientit;
  • Shërbimet elektronike, e-Health (përdorimi i teknologjisë në shërbimet e shëndetit), e-Qeverisja;
  • Inxhinieria e Edukimit, E-Learning (të mësuarit nëpërmjet përdorimit të tekonologjisë), Të mësuarit e përjetshëm;
  • E-Health (Përkujdesja Shëndetësore nëpërmjet përdorimit të teknologjisë), E-Services (Shërbimet të cilat kryhen me anë të ndihmës së teknologjisë) dhe Strategjia Konkurruese;
  • Sistemet e Krijuara;
  • Inxhinieri dhe Rrjetet;
  • Qeverisja dhe Menaxhimi i IS;
  • Sigurimi i Sistemeve të Informacionit;
  • Bashkëpunimi i gjallë dhe virtual (pamor);
  • Teknologjitë me valë, rrjetet celulare, brezat e ardhshëm;
  • Networks, Sensor and Mesh Networks;
  • Zgjidhjet e prodhuara prej RFID;
  • Modelimi dhe simulimi;
  • Modelimi për aplikime të kontrollit dhe aplikacionet në kohë reale;
  • Aplikimi ose vënia në zbatim e sistemit TIK në sektorin publik;
  • Inteligjenca Artificiale, Robotika, Sistemet Multi-Agent, (Një sistem multi-agjent është një sistem i kompjuterizuar i përbërë nga agjentë inteligjentë të ndërveprimit të shumëfishtë);
  • Informacion Inteligjent mbi Rrjetet;
  • Teknologjitë e “Semantic Ueb”;
  • Informatika me karakter social dhe Bashkëpunimi;
  • Rrjetet sociale dhe vendndodhja;
  • Telemjekësia.