Transfero studimet master në programin Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT

24/02/2023

Programi studimor Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT ka për qëllim të ofrojë një shkencë kompjuterike dhe kurrikulë inxhinierike për t’u mundësuar të diplomuarve të veprojnë dhe të punojnë në sektorë të ndryshëm.

Programi i studimit e ka të domosdoshme t’u mundësojë të diplomuarve të zhvillojnë fleksibilitetin për të punuar në disiplina, si dhe ka për qëllim përgatitjen e të diplomuarve që mund të punojnë në një varg profesionesh.

Ky program siguron arsimin bazë sa i përket aspektit teorik, por synon gjithashtu të zhvillojë dhe të nxisë një frymë të orientuar nga procesi dhe të inkurajojë studentët të lidhin teorinë me aplikimet praktike konkrete të jetës në industri.

Ndër të tjera, studentët do të kuptojnë çështjet sociale, ligjore dhe etike të qenësishme në fushën e shkencave kompjuterike dhe inxhinierisë, të jenë në gjendje të punojnë në grupe dhe të mirë menaxhojnë zhvillimin, kohën dhe përparësitë që ato u mundëson informatika të bashkëveprojnë me shumë fusha të ndryshme.