Programi Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT organizoi sesion informues me studentët e rinj

06/10/2023

Studentë të shumtë të drejtimit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri u mirëpritën në ambientet e UBT-së, nga profesorët Lavdim Menxhiqi dhe Blerim Zylfiu, për t’u informuar më detajisht rreth fillimit të vitit akademik dhe kurrikulës së programit.

Për studentët e këtij programi, fillimi i vitit akademik është një ngjarje e veçantë, një rrugëtim që i çon ata drejt njohurive, sfidave dhe mundësive të reja.

UBT është krenar që ka këtë grup të ri të talentuar dhe të motivuar të studentëve, dhe jemi të sigurt që ata do të kontribuojnë në zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë në Kosovë dhe përtej saj.