Për UBT

Rreth UBT-së

 

UBT është oferta më e mirë për arsim të lartë, arsim profesional, kërkim shkencor dhe mësim gjatë gjithë jetës në Evropën Juglindore. Aktualisht është lider në Kosovë dhe rajon në ofertën për arsim, cilësi, inovacion, teknologji dhe mbetet destinacioni primar në biznes, teknologji dhe inxhinieri.

 

UBT ofron mbi 50 programe studimi në nivelin bachelor dhe master, të mbështetura nga një kuadër prej mbi 1500 staf akademik dhe administrativ, përfshirë profesorë të edukuar jashtë vendit dhe ekspertë ndërkombëtarë. Programet zhvillohen në mjediset më të avancuara për mësimdhënie dhe mësimnxënie në Prishtinë, Lipjan, Ferizaj, Prizren dhe qendra të tjera të përhapura në gjithë vendin.

 

Parku Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së është më i madhi i këtij lloji në Kosovë, me mbi 200 laboratorë modernë, bibliotekën më të madhe në vend dhe është anëtari i vetëm kosovar në Asociacionin e Parqeve Botërore të Inovacionit. Oferta arsimore dhe infrastrukturore e UBT-së është e vetmja e akredituar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, e certifikuar për ekselencë nga EFQM dhe ISO standardet.

 

Sot, mbi 15,000 studentë të UBT-së përfitojnë nga një mundësi unike e shkollimit të avancuar, me njohje ndërkombëtare të diplomave dhe mundësi transferi në mbi 500 universitete dhe institucione partnere në Bashkimin Evropian, ShBA dhe vende të tjera të botës. UBT është përfituesi më i madh në Kosovë i projekteve ndërkombëtare të shkëmbimit të studentëve nga Komisioni Evropian.

 

Rreth 98% e studentëve të diplomuar nga UBT inkuadrohen menjëherë në tregun e punës. Të diplomuarit e UBT-së janë lider në ndërmarrësi dhe biznese të reja, menaxherë në sektorin bankar, publik, teknologji informative, inxhinieri, arkitekturë dhe ndërtimtari. Studentët kanë qenë fitues të disa prej çmimeve më prestigjioze vendore dhe ndërkombëtare, si:

 

  • gara kombëtare për ndërmarrësi;
  • Albanian ICT Awards;
  • NASA Space Challenge;
  • First Global Challenge;
  • çmime ndërkombëtare në arkitekturë dhe projektim;
  • çmime për programim aplikacionesh kompjuterike në ShBA;
  • si dhe janë të mirënjohur për kontributin e tyre në kompani globale.

 

Misioni dhe Vizioni

 

UBT ofron një qasje akademike dinamike, inovative dhe në hap me trendet teknologjike të shekullit XXI. UBT ka ndërtuar një mjedis vetëqeverisës për studentët, fakultetet dhe stafin, duke nxitur bashkëpunim, kërkim shkencor, kreativitet dhe ndërveprim akademik.

 

UBT është zotuar të jetë një qendër e përsosmërisë për mësimdhënie, hulumtim dhe inovacion, e orientuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm shoqëror, ekonomik dhe kulturor. Si një institucion i shquar në Kosovë dhe rajon, UBT përmirëson cilësinë e jetës përmes aftësive, njohurisë dhe përvojës së stafit, studentëve dhe alumni-t të tij.

 

UBT është themeluar mbi disa vlera thelbësore:

 

  • krijimi i mjedisit të përshtatshëm për punë dhe studim;
  • nxitja e zhvillimit individual dhe profesional;
  • aplikimi i praktikave më të mira ndërkombëtare dhe standardeve më të larta të cilësisë;
  • qasja multidisiplinare për përgatitjen e gjeneratave të reja;
  • lidhja e drejtpërdrejtë e arsimit me praktikat profesionale, inovacionin dhe zhvillimin shoqëror.

 

Arritjet dhe Rangimet Ndërkombëtare

 

UBT ka lansuar ekosistemin e parë plotësisht të mbështetur nga inteligjenca artificiale në Evropë, duke shënuar një moment historik për zhvillimin teknologjik dhe arsimor në rajon dhe më gjerë. Ky ekosistem inovativ u ndërtua për të integruar të gjitha funksionet akademike, kërkimore, administrative dhe shërbimet ndaj studentëve në një platformë të vetme, të menaxhuar dhe të optimizuar nga inteligjenca artificiale.

 

Platforma u mundëson përdoruesve një përvojë të personalizuar, vendimmarrje të bazuar në të dhëna, automatizim të proceseve dhe qasje të menjëhershme në burime të avancuara digjitale.

 

Përmes këtij ekosistemi, që vendosi në përdorim të plotë Inteligjencën Artificiale, të gjithë përdoruesit u përgatitën në fusha të ndryshme, si edukimi, zhvillimi, ndërmarrësia, trajnimet, mentorimi, aftësimi dhe riaftësimi, inovacioni dhe digjitalizimi.

 

Në një epokë ku inovacioni dhe qëndrueshmëria janë sfidat kryesore të shoqërisë globale, UBT po dëshmohet si një institucion udhëheqës në rajon dhe më gjerë.

 

UBT është renditur në Top 250 universitetet më të mira në botë për luftën ndaj ndryshimeve klimatike nga GreenMetric World University Ranking 2024.

 

Është ranguar lart në WURI – World University Rankings for Innovation, krahas universiteteve si Harvard, MIT, Oxford dhe Stanford.

 

SCImago Institutions Rankings 2025, UBT është ranguar si institucioni më i mirë në Kosovë për kërkim shkencor, dhe i vetmi institucion privat i arsimit të lartë në mbarë trojet shqiptare që ka arritur këtë nivel.

 

Webometrics, UBT renditet si institucioni më i mirë privat i arsimit të lartë në Kosovë dhe në trojet shqiptare, duke u pozicionuar i dyti në Kosovë dhe i treti në hapësirën shqipfolëse për numrin e citimeve të publikimeve shkencore.

 

Është shpërblyer me çmime ndërkombëtare si “European Young Entrepreneurial University of the Year” nga Triple E Awards.

 

Në edicionin e fundit të Global Triple E Awards, UBT u vlerësua si “Engaged University of the Year”, ndërsa Rektori, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, u shpall lideri i dytë më i mirë global në arsimin e lartë me çmimin “University Leader of the Year – Runner up”.

 

UBT është anëtare e ACEEU (The Accreditation Council for Entrepreneurial & Engaged Universities), duke hyrë në një rrjet global të universiteteve më të mira për sipërmarrje, inovacion dhe impakt shoqëror.

 

Nëpërmjet këtyre arritjeve, UBT konfirmon statusin e tij si një lider rajonal dhe ndërkombëtar në arsim, kërkim shkencor dhe inovacion, duke i dhënë Kosovës një zë të fuqishëm në platformat akademike globale.