Kërkime shkencore

Procesi i studimit bazohet në metoda shkencore dhe është e lidhur ngushtë me temat e hulumtimit të institucionit. Kolonat kryesore të hulumtimit në program janë: politika publike dhe menaxhimi, pushteti lokal, teknologjia dhe qeverisja dhe evropianizimi i administratës publike.

 

Një nga tiparet kryesore të përpjekjeve të hulumtimit është fokusi në relevancën e politikave dhe analizën e politikave. Nëpërmjet lidhjeve të ngushta me institutet ndërkombëtare dhe lokale – institucioni ka ndërtuar hulumtimet e tij dhe ka fituar një nivel unik të kompetencës në raportet analitike të politikave.

 

Fakulteti i programit ka prodhuar më shumë se 10 analiza me ndikim politik në fushën e procesit të Liberalizimit të Vizave të BE-së dhe reformat e administratës publike, evropianizimin e administratës publike në Kosovë dhe sfidat ndaj menaxhimit publik në Kosovë.