Kërkime shkencore

Fakulteti Juridik ka inkurajuar në vazhdimësi edukimin akademik përmes kërkimit shkencor. Zhvillimi i kërkimit shkencor në fakultetin Juridik rrjedh nga nevoja e ndërlidhjes së hulumtimit dhe zhvillimit të kërkimit shkencor në shoqëri, duke krijuar bashkëpunim shkencor me industrinë apo institucionet shkencore të ngjashme brenda vendit apo jashtë tij.
Aktivitetet e kërkimit shkencor janë të organizuara në nivel institucional dhe në atë individual nga ana e stafit akademik përgjatë procesit të zhvillimit profesional.

 

Kërkimi shkencor konsiderohet si një mekanizëm i avancimit të edukimit ligjor, zhvillimit profesional të gjeneratave të reja dhe stafit hulumtues, projekteve hulumtuese të studentëve apo përvojës dhe përfshirjes në projekte të përbashkëta.
Përgjatë viteve të fundit, fakulteti ka qenë i përfshirë në organizimin e një numri të madh të kërkimeve shkencore, debateve, konferencave, të cilat kanë kontribuar në zhvillimin e shkencës ligjore.

 

Fakulteti Juridik në UBT përqendrohet në zhvillimin e kompetencave të stafit të tij përmes mbështetjes së çdo konference. Konferenca ndërkombëtare me një pjesëmarrje të lartë nga vendet e huaja mbahet në vjeshtën e çdo viti. Temat e Konferencës Ndërkombëtare në UBT kanë inkurajuar pjesëtarët e fakultetit tonë që të përqendrohen në zhvillimin e shkencës juridike për shoqërinë. Verzionet elektronike të punimeve të konferencës janë të qasshme përmes portalit të konferencës, të cilat janë burim informacioni për studentët dhe grupet profesionale.
Njëkohësisht, UBT është pjesë e partnerëve organizativë në konferencat në Ballkan, dedikuar sigurisë kibernetike, ku mund të kontribuojnë edhe anëtarët e fakultetit Juridik. Punimet e prezantuara në takimet shkencore janë të publikuara në përmbledhjet e punimeve shkencore të fakultetit.

 

Fakulteti dhe rektorati mbështet vazhdimisht stafin akademik në pjesëmarrjet e tyre në konferenca ndërkombëtare, publikimin e punimeve të tyre, vizitën në institucionet ndërkombëtare. IDEAA është Instituti për Zhvillimin e Arsimit dhe Çështjeve Akademike që mbështet zhvillimin e kapacitetit akademik, hulumtues dhe profesional, njëkohësisht edhe grupet e tjera të interest, ofron mundësi mobiliteti për stafin akademik dhe studentët.

 

Një nga prioritetet e planit strategjik të fakultetit është ofrimi i pajisjeve të përshtatshme dhe të cilësisë së lartë për stafin akademik, gjë që do të iu mundësojë atyre të zgjerojnë rezultatet e të mësuarit dhe të pasurojnë debatet.

 

Në përgjithësi, Fakulteti Juridik në UBT dhe anëtarët e tij bashkëpunojnë në projektet kombëtare dhe ato ndërkombëtare.