Pranimi në Studime, Kriteret

PRANIMI NË STUDIME, KRITERET

Programi i studimit është i hapur për studentët që kanë përfunduar një program bachelor ekuivalent me më së paku 180 ECTS në çdo institucion të akredituar në Kosovë.

Studentët që kanë diplomuar në Shkenca kompjuterike, Sisteme të informacionit, Informatikës e biznesit, Teknologji dhe inxhinieri, Matematikë dhe administrim biznesi, do të pranohen me kusht që ata të kenë demonstruar arritjet në studimet e mëparshme – studentët me nota të larta 7.5/10, konsiderohen direkt për pranim në program.

Të gjitha aplikimet e tjera do të konsiderohen në baza individuale (të paktën 60 ECTS në Shkenca kompjuterike apo Ekonomi).