Pranimi në Studime, Kriteret, Afatet

Kërkesat për pranim aplikohen në mënyrë të vazhdueshme dhe të drejtë për të gjithë studentët. Të interesuar për të qenë pjesë e programit normalisht duhet të kenë arritur diplomën bachelor në juridik dhe ose një kualifikim tjetër përkatës sipas Ligjit për Arsimin e Lartë, me nota 7.5 – 10 dhe më të larta.

Të gjitha aplikacionet e tjera do të konsiderohen në baza individuale.

 

Programi është veçanërisht i rëndësishëm për të sapodiplomuarit që kërkojnë të zhvillojnë shkathtësi dhe të rrisin aftësitë e tyre akademike.

 

Fakulteti  zbaton parimet dhe vlerat e bazuara në mundësitë e barabarta për studentët nga të dyja gjinitë, ata me probleme shëndetësore, studentët me fëmijë, studentët të ardhur nga emigracioni ose për ata nga familjet qё kanё patur mundёsi tё kufizuara arsimimi.

 

Studentët e UBT-së janë ndër më të suksesshmit në tregun e punës, jo vetëm për cilësinë dhe kriterin e lartë të studimeve, por edhe për shkak të motivimit dhe përkrahjes që institucioni e ka dhënë për studentët përgjatë gjithë viteve të studimeve. Bursat janë një tjetër poltikë institucionale në mbështetje të kategorive ë ndryshme të studentëve që dëshirojnë të vijonë nivelin master të studimeve në secilin prej programeve të zgjedhura. Ky program studimi u jep mundësi kandidatëve të jenë përfitues të bursave sipas kritereve dhe secilës kategori të paracaktuar në regullore.