Pranimi në Studime, Kriteret, Afatet

Në bazë të vendimit të rektorit të Kolegjit ESLGNr.prot. 1678, të datës 01/07/2022, Kolegji ESLG shpall konkurs përregjistrimin e studentëve për vitin akademik 2022-2023 në programet eakredituara nga Agjencia Kosovare e Akreditimit dhe të licencuar nga MASHT:

1.    Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës Bachelor (BA) – 80 vende të studimit;
2.    Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës Master (MA) – 80 vende të studimit;

Te drejten e konkurrimit dhe te regjistrimit ne studimet themelore(Baçelor) e kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë perfunduarshkollimin e mesëm të lartë dhe të cilët e kanë përfunduar me suksestestin kombëtar te maturës.

Në rast se ka më shumë aplikantë se që është numri i vendeve të studimit atëherë të drejtën e pranimit në programin baçelor e kanë të gjithëstudentët që plotësojnë kriteret si në vijim:

•    Shkollimi i mesëm i përfunduar me notë mesatare së paku 3.5;
•    Kryerja me sukses e provimit të maturës;

Në rast të numrit të kufizuar të regjistrimeve, Komisioni për çështje të pranimit të studentëve i jep peshën si në vijim kritereve të mëposhtme:

•    Nota mesatare – 70 %;
•    Rezultatet e testit të maturës – 30 %;

Të drejtën e konkurrimit dhe regjistrimit në programin master e kanë tëgjithë kandidatët që kanë kryer me sukses studimet baçelor.

Në rast se ka më shumë aplikantë se që është numri i vendeve të studimit atëherë të drejtën e pranimit në programin master e kanë të gjithëstudentët që plotësojnë kriteret si në vijim:

•    Nota mesatare gjatë studimeve baçelor e barabartë ose më e lartë se 7.5;
•    Nëse kandidati posedon përvojë të punës prej më shumë se 3 vjet nëfushën e kompetencave të programit, atëherë kriteri i notës mesatare dotë revokohet.

 

Studentët mund të aplikojne online permes faqes së internetit:http://www.eukos.org/?page=1,108 ose në mënyre fizike në ambientet eKolegjit ESLG.

Studentët të cilët aplikojnë në studime themelore, i bashkangjesin aplikacionit dokumentet si në vijim:

1. çertifikatën e maturës shtetërore – origjinal ose kopje e notarizuar;
2. Diplomën e shkollës së mesme – origjinal ose kopje e notarizuar;
3. Dëftesat e shkollës së mesme – origjinal ose kopje e notarizuar;
4. Ekstraktin e lindjes dhe
5. Dy fotografi të pasaportës;

Studentët të cilët aplikojnë në programin master, i bashkangjesin aplikacionit dokumentet si në vijim:

1. Diplomën e studimeve themelore – origjinal ose kopje e notarizuar;
2. çertifikatën e notave – origjinal ose kopje e notarizuar;

  1. CV-në profesionale
    4. Ekstraktin e lindjes dhe
    5. Dy fotografi të pasaportës;