Studentët

Bazuar ne rregullat dhe parimet e se drejtes, Fakulteti Juridik inkurajon studentët të mendojnë përtej rregullave dhe zhvillojne aftesite e buta dhe forcimin e ndergjegjesimit shoqeror.
Programi Juridik në UBT synon të japë një informacion të gjerë mbi parimet profesionale pare nga perspektiva akademike dhe praktike, duke:
– i ndihmuar studentët që të fokusohen ne qëllimet akademikenë dhe vleresojne eksperiencat e zhvilluara;
– u siguruar studentëve prej vitit të dytë të LLB-së lidhje me firmat apo studiot ligjore, ku ata kane mundesi te zhvillojne intership apo praktika profesionale bazuar ne lidhjet institucionale te UBT me industrine;
– i mbështetur studentet të besojne se gjendja e tanishme ekonomike ne vend nuk ndikon në mundësitë e punës për studentët;
– forcuar lidhjet ndërmjet studimit teorik dhe praktikës së ligjit me qëllim lehtësimin e kalimit nga njëri në tjetrin;
– adresuar mendimet dhe sygjerimet e studentëve në strukturat administrative dhe akademike ose forume të tjera jashtë institucionit;
– ndihmuar dhe mbeshtetur studentet te programojne interesat ne aplikimin e profesionit ne te ardhmen , duke konsideruar se jo të gjithë studentët e dinë, në këtë fazë të studimit të tyre, se çfarë forme të realizimit të karrierës do të zgjedhin.

Referuar statistikave te regjistrimit vit pas vit ne fakultetin Juridik dhe komponenteve te tjere te susksesit te tyre si kohezgjataja normale e studimeve, rezultatet e tyre ne hyrje dhe ne perfundim te studimeve, permiresimi i mundshem i suksesit vit pas viti, studentet hyjne me nje formim te konsoliduar prej arsimit te mesem dhe ruajne suksesin e tyre edhe gjate studimeve te larta. Ky rezulatat nenvizon parimin e objektivitetit ne vleresim dhe zhvillimit te qendrueshem te standarteve brenda institucionit.

Jeta e studenteve ne Fakultetin Juridik nderthurur aktivitetet akademike, aktivitetet ekstarkurrikulare apo edhe argetuese, pjese e organizimeve institucionale.