Mësimdhënia dhe Mësimnxënia

Procesi mesimdhënës ne Fakuletin Juridik bazohet ne zhvillimin korrekt te objektivave dhe permbajtjes lendore te kurrikules se programit te studimit “Juridik”.
Para fillimit të semestrit, cdo profesor njohet me programin e detajuar të secilës lëndë, i cili përfshin qëllimin e lëndës, objektivat, literaturën e detyrueshme, literaturën e rekomanduar, duke i mundesuar atij propozimin e ndryshimeve apo perditesimeve shkencore.

Nё programin e studimit Bachelor në “Juridik” format kryesore të mësimdhënies janë leksionet, seminaret, praktikat profesionale, punimet seminarike, provimet e mesit të semestrit, provimet e kursit, temat e diplomave, projekte, etj. Ligjeratat zenё pjesën mё tё madhe tё ngarkesës nё programin mёsimor, ku procesi mësimor organizohet në bazë grupi dhe kursi, duke theksuar se forma kryesore e mësimdhënies është mësimdhënia me në qendër studentin.
Pjesa e punes se pavarur e studentit eshte rreth 75% e gjithe ngarkeses e cila perfshine leximin, kerkimet te cilat jane te lidhura me lëndën, varsisht nga qasja pedagogjike te disa lend mund te jete e nevojshme edhe mesimi ne menyre direkte. Pjesa aktive e studimeve (ligjerata dhe seminare) gjithashtu ze vend te rendesishem (10-15%). Qasja e pergjithsme qe ekziston ne Fakultetin Juridik eshte realizimi i ngarkese mesimore nepermjet ligjeratave dhe ne menyre te detyrueshme edhe te ushtrimeve, duke nenkuptuar qe ne disa lemi zbatohet me shume studim te pavarur te te mesuarit.

Sipas rregulloreve të studimit 1 ECTS është e barabartë me 30 orë të studimit. Sipas ECTS-ve te bazuar ne kurikule, te gjitha kurset duhet t’I permbahen qasjes per rezultatet e te mesuarit. Standardi I ngarkeses per vite per cdo student eshte 60 ECTS. Studentet duhet te kompletojne 75% te ngarkese qe te mund te regjistrohen ne vitin e ardhshem akademik. Ngarkesa mund te perfshije mesim individual, testimet, intership, ushtrimet, dhe vizitat ne terren etj

Për realizimin e procesit mësimor janë rekrutuar pedagogë të kualifikuar me grada dhe tituj shkencorë, me eksperiencë në fushën juridike dhe është vënë në përdorim një teknologji bashkëkohore për të realizuar një mësimdhënie të standardeve europiane.

Kontrolli i njohurive të studentëve realizohet nga nje formule e vlerësimit të studentëve për çdo lëndë, e prezantuar në plan-programin e secilës lëndë. Kete element stafi mesimdhenes e ben të ditur studentëve mne fillim te semestrit dhe pergjatë tij.
Përgatitja sistematike dhe kontrolli gjate gjithe semestrit te njohurive te përvetësuara është pjesë e filozofisë së studimit jo vetem ne Fakultetin Juridik, por edhe ne te gjitha fakultetet e UBT. Përveç provimit përfundimtar, studenti testohet tё gjatё semestrit nё secilën lёndё. Njohuritë e përvetësuara të studentit kontrollohen në mёnyrё dinamike përmes provimeve të pjesshme, punimeve seminarike, aktivizimit gjatë orëve të ushtrimeve, si dhe pjesëmarrjes aktive në procesin mësimor. Në tërësi, të gjitha këto forma kontrolli semestral vlerësohen me pikë, të cilat janë pjesë përbërëse e vlerësimit përfundimtar.

Pjese e pandare e mesimdhenies dhe mesimnxenies eshte edhe kerkimi shkencor.
Zhvillimi i hulumtimit shkencor përbën një prej shtyllave më të rëndësishme në UBT, për ngritjen e nivelit të mësimdhënies, thellimin e njohurive dhe dijeve njerëzore si dhe aplikimeve të tyre profesionale në vend. Planifikimi I veprimtarive të hulumtimit dhe kerkimit shkencor synon arritjeve të rezultateve konkrete:
– Së pari, në funksion të mësimdhënies – nëpërmjet rritjes së cilësisë së arsimimit, si dhe integrimit të kërkimit shkencor me mësimit. Kjo ju siguron studentëve aftësi metodologjike për kërkim, si dhe mundësi të vazhdueshme në plotësimin e disiplinave mësimore me njohuri shkencore dhe praktike të avancuara.
– Së dyti, në funksion të ndërlidhjes së ofertës universitare me nevojat e tregut të punës nëpërmjet kërkimit shkencor bazë ose të aplikuar, studime dhe projekte për zhvillim, veprimtari të tjera krijuese sipas rregullores se institucionit.
– Së treti, në funksion të zbatimit të marrëveshjeve me institucionet arsimore dhe ato te industrisë duke bërë të mundur një impakt teorik dhe praktik mbi shoqërinë, ekonominë, komunitetin akademik ne vend dhe jashtë tij.