Qëllimet dhe Objektivat

UBT si institucioni lider i arsimimit të lartë njihet për nxjerrjen e kuadrove tejet të përgatitura në shkenca sociale. Fakultetit i Juridikut është ai, i cili falë stafit të përgatitur profesionalisht, po arrin të nxjerr në çdo vit studentë që me lehtësi po e gjejnë vetën në tregun e punës.

 

Objektivi parësor i programit Juridik është përgatitja e juristëve të ardhshëm në tre drejtimet kryesore: civile, penale dhe nderkombetarë,  duke iu ofruar studentëve dije teorike dhe praktike, si dhe vlera të etikës profesionale.

 

Rezultati i punës së sukseshme po arrihet nëpërmjet realizimit cilësor të veprimtarive akademike të tilla si ligjerata, ushtrime, projekte, praktika profesionale, etj.

 

Programi dhe ndërvarësia lëndore brenda tij siguron përgatitjen e studentëve me njohuri mbi qëllimet, parimet dhe instrumentet e së drejtës dhe sistemin sanksionues të saj. Studentët do të mbledhin, të vlerësojnë, e të shfrytëzojnë informacionet  jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhë të tjera botërore.

 

Një nga qëllimet kryesore të programit është sensibilizimi i studentëve me normat etike të ligjit, të zbatimit të drejtë të ligjit dhe ndërgjegjësimin e kontekstit të ligjit si dhe sigurimi i të drejtësisë në një shoqëri demokratike.

 

Me përfundimin e suksesshëm të studimeve në programin Juridik, studentët do të jenë në gjendje:

  • Të identifikojë, vlerësojë dhe sintetizojnë teoritë dhe konceptet e jurispodencës;
  • Të përdorin teoritë ligjore të përshtatshme, doktrinat dhe konceptet të cilat i shërbejnë për të identifikuar, formuluar dhe zgjidhur problemet ligjore brenda konteksteve kombëtare dhe ndërkombëtare;
  • Të kuptojnë marrëdhëniet në mes të ligjit dhe shoqërisë, duke përfshirë rolin e ligjit duke iu përgjigjur ndryshimeve sociale;
  • Të kryejnë hulumtime mbi drejtën zakonore, legjislacionin dhe komentimin akademik ligjor në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar;
  • Diskutojnë  dhe debatojnë në  këndvështrime të ndryshme mbi problemet ligjore, teoritë dhe doktrinat e caktuara;
  • Të komunikoj në mënyrë efektive  verbalisht apo me shkrim në mjediset profesionale dhe akademike, si dhe të punojnë në mënyrë efektive në mjedise multi-disiplinore;
  • Të demonstrojnë fleksibilitet, përshtatshmëri dhe pavarësinë në mënyrë që të angazhohen në mënyrë produktive ne një mjedis shoqëror, kulturor dhe teknologjik të ndryshme;
  •  Të ketë aftësi për t’u përfshirë në të mësuarit gjatë gjithë jetës, duke përfshirë trajnimin profesional për profesionin e juristit.