Infrastruktura dhe pajisjet
Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor ofron kushte të mira për performancë akademike të mësimdhënësve dhe studëntëve në ambientet e UBT-së. Kryesisht aktivitetet akademike zhvillohen në ambientet e dedikuara për aktivitete të ligjëratatve dhe ushtrimeve për studënt por edhe në ambientet shtesë në të cilat studentët zhvillojnë punë e pavaruar. Këto ambiente kan një shtrirje gjeografike (Prishtinë, Lipjan , Ferizaj dhe Prizren)
Në infrastrukturën e Fakultetit janë të ndërlidhura pjesa teorike dhe ajo praktike duke u krijuar një relacion të natyreshme të zhvillimit të moduleve përkatëse që janë të ndërtuara si simbiozë e pjesës teorike dhe praktike. Pjesa teorike zhvillohet në klasat e mësimit me kapacitet jo shumë të mëdha (150 studentë) ndërsa pjesa praktikë –ushtrimet zhvillohet në klasat me 25 student. Kjo infrastrukturë dhe kjo ndarje e klasave në grupe shumë të vogla kjion një qasje të drejtepërdrejt me studentët dhe rrit interaktivititenin mësimdhënësit me studentin duke favorizuar mësimdhënien e bazuar në projekte dhe në kontakte individuale për debate rreth këtyre projekteve.
Pasi që kurikula e studimeve integron edhe aplikimin e mjeteve didaktike për të zhvilluar me suskses mësimdhënien dhe mësimnxenien Fakulteti ka një grup të madh të infrastrukturës në të cilën zhvillohen modulet kryesore apo edhe ato mbështetëse të kurikulës. Këto mjete didaktike janë të vendosura në laboratorët përkatëse dhe qendra të ndryshme që janë në kuadër të UBT-së e që ndihmojnë studentin në zhvillimin e njohurive dhe projekteve përmes shfrytëzimit të kësaj infrastrukture.
Interdiciplinariteti në mes të kurikulave dhe moduleve e bën që një grup i laboratorëve të përdoren edhe nga studëntet e fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor me qëllim studimi dhe gjenerimit të njohurive multidiciplinare.
Fakulteti eshte ngusht i lidhur edhe me industrine dhe disa module realizohen ne kuader te praktikave profesionale që janë pjese e kurikulës së studimeve.
Studentët pjesën e modelimit e realizojne në qenrdat që ka UBT për modelim, simulim dhe vizuelizimet e nevojshme për të realizuar dhe kupturar më mirë projektet dhe dukurit që janë duke i studjuar. Infrastruktura dhe laboratorët e ndryshme të njësive tjera akademike janë në dispozicion të studentëve të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapesinor sidomos kur studentët janë duke zhvilluar projekte multidisplinare.
Pjesa e infrastrukturës që ka në dispozicion fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor është: