Pranimi në Studime, Kriteret, Afatet

Pranimi në studime , kriteret dhe afatet

Shkolla synon të ofroj studime për kandidatët në programin bachelor për kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme  dhe kanë të përfunduar testin shtetror. Programi është i hapur për studentët nga Kosova dhe jasht Kosovës.  Studentët të cilët nuk i përkasin nënshtesisë Kosovare duhet që paraprakisht të bëjnë ekuivalentimin e shkollimit të tyre në Ministrinë e Arsimit  me qëllim që të fitojnë të drejtën e regjistrimit.

Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor nuk ka kufizime ose parakushte për regjistrim të studentëve të rinjë  dhe pjese e studimeve mund të jenë të gjith nxënësit që kanë përfunduar shkollën e mesme. Shkolla inkurajon që pjesë e studimeve të jenë nxënësit me edukim paraprak në fushën që ndërlidhet me studimet e Arkitekturës.

Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor ofron bursa për kandidatet që kanë notë mesatare maksimale për të promovuar dhe njohur vlerat  e performancës së tyre paraprake.

Kriteret kryesore që kandididatët duhet të plotësojnë për të aplikuar në Fakultetin e Arkitekturës dhe planifikimit hapësinor janë:

  • Diploma e shkollës së mesme
  • Ekuivalentimi i shkollimit paraprak për kandidatët që shkollimin e kanë kryet jasht Kosovës.

Në fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor studentët mund të regjistrohen nga momenti hapjes së konkursit për vitin akademik respektiv, megjithate kandidatët mund të aplikoje gjatë tërë vitit por që studimet  fillojnë vetëm në kohën e fillimit të vitit të ri akademik.

Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor  është i hapur edhe për studentë që dëshirojnë të transferohen nga fakultetet tjera të Arkitekturës nga Kosva dhe jasht Kosovës duke iu nënshtruar një procesi të transferit të kredive që sjell studenti nga shkolla nga e cila transferohet në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT. Studentët mund të aplikojë për transfer në cdo kohë por transferi mund të realizohet në afatet që përcakton Ministria e Arsimit.

Për studentët e nivelit master programi është i hapur për të gjithë studentët që plotësojnë kriteret minimale të specifikuara në Direktivën e Këshillit të UE-së, 85/384/EEC, mbi profesionin dhe studimin e Arkitekturës.

Studentët duhet të kenë përfunduar së paku tri vite të studimit të Arkitekturës ekuivalente me 180 ECTS dhe të mbulojnë parakushtet e përcaktuara të direktivës. Programi është i hapur për të diplomuarit e programit të Arkitekturës.

Programi është hartuar për të tërhequr:

  • Nxënësit me diploma të mesme të larta në një arkitekturë, ndërtim, infrastrukturë ose degëzim inxhinierik të ndërlidhur;
  • Nxënësit që kanë punuar në një fushë të fokusuar në arkitekturë dhe duan të fitojnë një kualifikim më të gjerë;
  • Studentët nga disiplina joarkitekturore që nuk kanë nevojë të ndryshojnë studentët e rrugës për karrierë nga artet, shkencat humane, shkenca, matematika dhe inxhinierimi, studentë nga biznesi dhe administrata;
  • Profesionistë që punojnë në arkitekturë /ndërtim të interesuar për të përmirësuar aftësitë e tyre dhe shkallën e karrierës;
  • Administratë publike dhe profesionistë të qeverisjes vendore të interesuar për të avancuar mbështetjet teorike dhe empirike të profesionit për politikëbërjen dhe për qëllime rregullatore;
  • Kriteret e pranimit të programit janë si më poshtë:
  • Nxënësit që kanë përfunduar nivelin e arsimit të mesëm të lartë të EQF në arkitekturë
  • Nxënësit që kanë përfunduar nivelin e arsimit të mesëm të lartë të EQF në ndërtim
  • Nxënësit që kanë përfunduar inxhinierinë e nivelit 3 të EQF
  • Nxënësit që kanë përfunduar artet dhe humanitetet e nivelit 3 të EQF
  • Nxënësit që kanë përfunduar Shkencën Niveli 3 të EQF
  • Nxënësit që kanë përfunduar studimet e nivelit 3 të EQF;
  • Nxënësit duhet të kenë një arritje prej 40% ose më shumë në matematikë, lexim dhe anglisht në Maturën Kombëtare të Provimit.