Instituti i Gjuhëve të Huaja

INSTITUTI I GJUHËVE TË HUAJA

 

UBT ka themeluar Institutin e Gjuhëve të Huaja, krahas zhvillimit institucional dhe kërkesave për trajnime dhe certifikime në shkathtësit e gjuhëve të huaja. Meqënëse trendi i mësimit të gjuhëve te huaja për një kohë të gjatë ka qenë në rritje ne Europë, Këshilli i Europës ka hartuar Kornizën e Përbakshkët Europaine për mësimdhënien, mësimnxënien dhe vlerësimin e gjuhëve të huaja.  Përpos kësaj, studimet psikosociale kanë gjetur se të folurit i dy ose më shumë gjuhëve është një pasuri e madhe për zhvillimin e karrierës së individit. Njeriu që njeh më shumë gjuhe, vepron në më shumë mjedise qoftë pune apo shkolle, ndryshe nga folës të gjuhës së vetme, dhe këto dallime të ofrojnë disa përfitime. Megjithatë, gjithnjë ka hapësirë, për të gjithë të cilët dëshirojnë që të fillojnë studimin e gjuhës, dhe të arrijnë të njëjtat nivele të rrjedhshmërisë si një njohës solid i gjuhës, dhe ende të korrin përfitime të njëjta.

 

KURSE TË PËRGJITHSHME INTENSIVE TË GJUHËS

  • – angleze,
  • – gjermane,
  • – frënge,
  • – italiane
  • – spanjolle
  • – turke etj.

 

Përparësitë dhe avantazhet e të mesuarit të gjuhëve të huaja në Institut:

  • Larmi kursesh
  • Metoda efikase të mësimdhënies
  • Kurse të përgjithshme dhe të veçanta intensive
  • Libra dhe manuale bashkëkohore
  • Nivele kursesh që përputhen me moshën interesimin dhe profesionin e të interesuareve
  • Grupe të vogla
  • Mësimi disa mujor
  • Stafi i specializuar dhe profesional
  • Kurse përgaditore të rregullta dhe intensive
  • Kurse adekuate për nevoja kulturore arsimuese dhe shkencore
  • Kurse që kanë të bëjnë me integrimin e vendit nëBE
  • Kurse për nxënës, studentë dhe qytetarë si dhe për të gjitha institucionet e vendit
  • Shkrim akademik për nivele te ndryshme

 

Gjuhët e huaja dhe ndërkombëtarizimi në UBT
Bazuar në moton “Të bashkuar në diversitet”, Bashkimi Evropian e konsideron mësimin e gjuhëve si një prioritet të rëndësishëm në përpjekjet për të nxitur mobilitetin dhe mirëkuptimin ndërkulturor. Shumëgjuhësia përbën një element të rëndësishëm të zhvillimit, ndërsa politika evropiane për gjuhët inkurajon që çdo qytetar të zotërojë dy gjuhë përveç gjuhës amtare (2+1).
UBT e sheh njohjen e gjuhëve dhe kulturave të huaja si një aftësi të vlefshme për zhvillimin akademik dhe profesional. Për këtë arsye, UBT mbështet studentët e tij, vendas dhe ndërkombëtarë, në zhvillimin e kompetencave shumëgjuhësore përmes njohjes së gjuhëve dhe kulturave të ndryshme. Këto kompetenca janë të matshme dhe të krahasueshme sipas Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët (CEFR), si dhe lidhen ngushtë me fushat përkatëse të studimit. Ato janë veçanërisht të dobishme për pjesëmarrje në programe si Erasmus+ dhe mundësi të tjera ndërkombëtare.
Në UBT, gjuha e mësimdhënies është kryesisht shqipja. Në kuadër të strategjisë së ndërkombëtarizimit, synohet që një numër në rritje i lëndëve të ofrohet përmes qasjes së integruar për përmbajtje dhe gjuhë (CLIL). Gjithashtu, profesorët ndërkombëtarë kontribuojnë rregullisht në procesin mësimor, duke ligjëruar zakonisht në gjuhën angleze.
Programet e studimit përfshijnë edhe kurse të përshtatura të gjuhës angleze, gjermane, italiane dhe shqipe si gjuhë e dytë, në nivele të ndryshme. Këto kurse mund të jenë pjesë e kurrikulës ose të ofrohen si aktivitete plotësuese.
Në këtë kuadër, “Instituti i Gjuhëve të Huaja” ofron mundësinë për të ndjekur provime ndërkombëtare të certifikimit gjuhësor për të gjithë të interesuarit.
 
 

Lagjja Kalabria p.n., Prishtin(ë, T)el: 038 541 400, Mob: 044 541 400,