Studime jashtë vendit
Studentët të cilët shprehin dëshirë të bëhen pjesë e UBT-së në të gjitha nivelet e studimeve, mund të bëhen edhe pjesë e studimeve jashtë vendit, në universitetet më prestigjioze në Evropë dhe Botë.
Akomodimi për të depërtuar nga UBT në universitete të tilla nuk kanë qenë edhe e lehtë, por kjo është arritur në saje të rezultateve të punës së palodhshme të menaxhmentit të lartë të UBT-së, duke siguruar bashkëpunime dhe marrëveshje të shumta me universitete, kompani dhe institucione me renome ndërkombëtare, si dhe duke ofruar bursa e njohuri të avancuara. Kjo ka mundësuar që tu ofroj studentëve të vet programe të njëjta si në studime themelore, master etj.
Ja si shprehet Prof. Dr. Mohamed Bazaz, profesor që 20-të vite në Universitetin e Oakland-it në SHBA dhe ligjërues edhe në Fakultetin e Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT : “ Kurrikulat e edukimit të lartë në ShBA dhe Kosovë pikërisht në UBT janë relativisht të ngjashme” .
“Jo pse jam tanimë unë pjesë e UBT-së, por me të vërtet ky universitet është i rangut të lartë dhe sigurisht në pozitë të mirë me standardet ndërkombëtare” thotë Prof. Schari Zafarpour, ligjërues në UBT dhe njëkohësisht në Universitetin e Vjenë, Krems, Eisenstadt , UCLA dhe USC në USA, etj.
Dhe në këtë rast sa për ilustrim po marri si shembull disa kandidat të cilët kanë përfunduar një pjesë të studimeve në UBT dhe për më tutje kanë vazhduar në universitete të Evropës. Lirshëm potencoj se në vendin tonë, e vetmja UBT-ja prej institucioneve të arsimit të lartë privatë, është, që studentëve të vet ju krijon këtë mundësi të studimit të doktoratës jashtë vendit.
Kjo mundësi është ofruar për studentët e UBT-së, që UBT-ja ka marrëveshje bashkëpunimi më të shumta universitete ndërkombëtare p.sh, po e marrim vetëm një citat të presidenti të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, gjatë takimit me palët për zyrtarizimit të marrëveshjes më Universitetin City në Londër (Angli):
“UBT ka qenë gjithherë aktive në ofrimin e mundësive dhe bartjeve të dijeve nga universitetet të njohura botërore me anë të marrëveshjeve dhe të bashkëpunimeve. Dhe një marrëveshje të tillë e kemi filluar edhe me Universitetit City, i cili do te mundësoje studenteve kosovarë që studimet universitare në nivelin bachelor, master dhe në doktoraturë ti ndjekin në UBT dhe në Universitetin City”.
UBT është përfitues edhe projektit “ERASMUS MUDUS”, ku përfshihen 16 universitete nga rajoni dhe Evropa, prej tyre tetë nga vendet e Ballkanit, ku Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT), është Universiteti i vetëm privat nga Kosova dhe rajoni që është përfituese e projektit në fjalë. Projekti është një kontribuues i madh për katër vitet e ardhshme, siç janë bursat që ofrohen për të studiuar në vendet e Bashkimit Evropian, por edhe në rajon.
Ja si shprehet Prof. Dr. Ramë Buja, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, gjatë prezantimit të projektit , në hollin e hotel “Gradnit” në Prishtinë.
“Me kënaqësi e mora ftesën nga një institucion i arsimit të lartë, siç është në këtë raste UBT-ja, që është përfituese e një projekti “ERASMUS MUNDUS”, sepse ta përfitosh një projekt të tillë nuk është rastësi por është e arritur në sajë të cilësisë, e përgëzoj UBT-në për punën e bërë në vazhdimësi”.
Universitetin Teknik (TU) të Vjenës në Austri, ku në marrëveshje, përveç shkëmbimit të stafit akademik ndërinstitucional, konferenca shkencore të përbashkëta, trajnime etj, studentët e UBT-së mund të ju qasën edhe studimeve të mëtutjeshme, dhe disa studentë të UBT-së kanë vazhdua punën në këtë drejtim dhe në këtë rast vlen të veçohet pranimi dhe diplomimi i tyre në studimet e doktoratës në universitetin në fjalë, ku Dr. Binak Beqaj i cili është edhe i angazhuar në UBT, brenda muajit prill 2011, para një komisioni të universitetit në fjalë ka mbrojtur temën me sukses dhe u shpall dr. nga fusha e planifikimit dhe menaxhimit urban.
Kurse Mimoza Dugolli, Lulzim Beqiri dhe Muhamet Ahmeti, të cilët kanë përfunduar studimet master në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT), dhe regjistrimi i tyre për studime të doktoratës u bë e ditur pasi që këta kandidatë gjatë këtyre ditëve kanë marrë konfirmimin nga TU-ja.
Leana Mamuti e cila para tre viteve ka përfunduar studimet themelore në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT), Departamenti Arkitekturë, e tash në prag të përfundimit të studimeve Master në Universitetin "Politecnico Di Milano" në Itali, drejtimi Arkitekturë.
“UBT ofronte mundësinë e marrjes së njohurive nga një personel akademik ndërkombëtar, gjë që bëri, që unë me lehtësi të adoptohem në sistemin anglo-sakson të edukimit”, thotë E. Lubishtani, i cili pas përfundimit të studimeve të nivelit Bachelor në UBT, në Fakultetin Management, Business and Econimics, ka vazhduar studimet Master në Mbreterinë e Bashkuar (UK), në Staffordshire University në Business School, dhe diplomoi në programin Msc in Economics for Business Analysis, me temën “The Structure-Conduct-Performance Relationship: The effects of concentration and efficiency on industry performance: A re-assessment using dynamic panel models”, te Prof. Iraj Hashi, një profesor i dëshmuar nga lëmia e shkencave ekonomike.
Ilir Hajdini, në vitin 2004, fillon studimet në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT), Fakulteti Management Business and Economy, drejtimin Administrim Biznesi dhe diplomon me temën “Marrëdhënie Ndërkombëtare Ekonomike”. Në vitin 2007-2009 përfundon studimet e shkallës së tret në Britani të Madhe, në “University of Sussex”. Me fjalë tjera, ka magjistruar në fushën “International Management and Innovation Management” dhe tash është kandidat për doktoraturë në Universitet te Vjenës po në drejtimin Menaxhim dhe Ekonomi.
Vigan Sadiku, studimet themelore ka përfunduar në Fakultetin Management, Business and Econimics në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT). Kurse studimet posdiplomike ka përfunduar në Suedi në Lund University, në Fakultetin Lund School of Economics, më konkretisht diplomon në MSc. Business Management and Economy, me temën “Performance Measurement System in the Shipping Industry”, te Prof. Olof Arëid dhe Prof. Rolf Larsson.
I njëjtin fat për studime jashtë vendit i ka përcjell edhe kandidatët si Yllza Luftiu dhe Erden Halili studimet themelore kanë përfunduar në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT) , në Fakultetin Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinore. Pas mbarimit të këtyre studimet Yllzëa dhe Erdeni menjëherë shfaqën interesime për studime Master jashtë kufijve të Kosovës, pikërisht në kryeqendrën e Austrisë, në Vjenë, në Universitetin TU WIEN, në Departamentin e Arkitekturës dhe sot kandidatët në fjalë vetëm janë ka ndjekin studimet po në kryeqendrën e Austrisë.




