Studentët e Medias dhe Komunikimit në UBT zhvilluan një vizitë studimore në Portalin Telegrafi

26/04/2024

Studentët e vitit të dytë në Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT, kanë zhvilluar një vizitë studimore në Portalin Telegrafi.

Në kuadër të ushtrimeve praktike në lëndën “Punë Praktike në Media të Shkruara”, të shoqëruar nga Profesori Muhamet Hajrullahu, njëherit kryeredaktor në Portalin Telegrafi, studentët patën rastin të marrin njohuri të reja rreth të bërit gazetari.

Gjatë vizitës, studentët patën rastin të përjetonin ambientin e një mediumi të shkruar dhe të mësonin nga eksperienca reale e gazetarisë në terren. Ata u njohën me procesin e përgatitjes së lajmeve, hartimin e materialeve informative dhe menaxhimin e portalit të lajmeve online.

Përveç kësaj, studentët patën mundësinë e njohjes me teknologjitë dhe platformat e përdorura në redaktimin dhe publikimin e lajmeve në internet.