ASPEKTET E PUNËSIMIT

Programi në aspektin e punësimit ka shumë profile.  Profilet më të dalluara dhe tipike të punës në zbatimin profesional të programit SI janë:

Menaxherët e Sistemeve të Informacioneve

Të diplomuarit do të jenë në gjendje për të dizajnuar dhe  për të implementuar sisteme të informacioneve që mundësojnë rrjedhën e informacionit mes organizatave dhe partnerëve të tyre. Këta profesionistë inkuadrohen në organizatat e integruara në rrjetin e ekonomisë dhe mund të luajnë  rol të rëndësishëm në menaxhimin strategjik të biznesit.

Menaxherët e Procesit të Biznesit

Menaxherët dhe inxhinieret  e procesit janë ata profesionistë të sistemeve të informacionit që perceptojnë kompaninë si zinxhirë të vlerave midis departamenteve dhe mund të identifikojnë dhe të optimizojnë  proceset me vlerë të shtuar në korporata. Menaxherët e procesit janë në gjendje të eliminojnë informatat e  tepërta dhe të modernizojnë proceset e menaxhimit.

Menaxherët e rrjetit të biznesit

Këta menaxher/inxhinier janë në gjendje për të hartuar dhe për të optimizuar infrastrukturën e informacionit në nyjet lidhëse të  bizneseve dhe në procesin e ndërveprimit të tyre. Këta menaxher/inxhinier janë të aftë të zhvillojnë dhe të menaxhojnë  inteligjencën e biznesit duke analizuar dhe  integruar të dhënat në proceset e menaxhimit dhe menaxhmentit.

Analistët e Informacioneve

Analisti i informacioneve do të jetë në gjendje të mbledhjes së të dhënave të rëndësishme që janë të dobishme për menaxhmentin dhe për strukturën organizative të kompanive. Analistet e informacioneve janë të vetëdijshëm për nevojat dhe rëndësinë e informacioneve për kompaninë duke qenë në gjendje të i analizojnë thellësisht informacionet dhe të rekomandojnë aplikacione dhe veprime strategjike. Ky profil i punës gjënë zbatim  si në ndërmarrjet private ashtu edhe në sektorin publik.

Menaxherët e projekteve në SI

Menaxheri i projekteve në SI është përgjegjës për menaxhimin e planifikimit të përgjithshëm, ekzekutimin dhe dorëzimin e projekteve të  mesme dhe të mëdha si dhe për përmirësimin e shërbimeve dhe produkteve të realizuara me anë të projekteve.

Bashkëpunimi me partnerët e biznesit për të kuptuar prioritetet dhe nevojat e biznesit është kërkesë themelore për menaxherët e projekteve.

Koordinimi i burimeve të ndryshme për të siguruar realizimin  e suksesshëm të aktiviteteve të projektit si në aspektin biznesor ashtu edhe në atë teknik. Nga menaxheri i projekteve kërkohet udhëheqja e ekipit të projektit në bazë ditore  në realizimin e aktiviteteve dhe sigurimi që të gjithë anëtarët e ekipit i respektojnë proceset, standardet dhe procedurat.

Lajme