Grupet e synuara (target grupet)

Grupet kryesore e synuara te programit janë:

  • Studentet - ky program u ofrohet studenteve qe e kanë përfunduar shkollën e mesme dhe e kanë kaluar testin e maturës ne Shkenca Kompjuterike dhe fushat e ndërlidhura, shkencat prodhuese, mekanikës dhe inxhinierisë, materialeve, shkencave natyrore dhe administrim biznesi. Studentet nga shkencat tjera sociale dhe humane duhet me qene ne gjendje ti nënshtrohen paketës parapërgatitore te fakultetit
  • Te punësuarit dhe menaxheret e mekatronikës – ky program u ofrohet te punësuarve dhe menaxherëve te mekatronikës e qe janë te interesuar te ngritin dijen dhe shkathtësitë e tyre ne profesion.
  • Profesionistet ne industri -  ky program u ofrohet atyre te cilët bartin funksione mekatronike ne struktura tjera ekonomike ku integrimi I sistemeve mekatronike është pare si një vlere e shtuar. Programi është i përshtatshëm për ndërmarrjet e vogla dhe te mesme e te involvuara ne prodhimtari dhe përpunim, prodhimet bujqësore, agrobizneset, ushqim dhe teknologji, profesionist te menaxhimit te kujdesit shëndetësorë (healthcare), profesionist te energjisë dhe ambientit, profesionist te telekomunikacionit dhe profesionist te përpunimit te metaleve dhe materialeve.
  • Profesionist ne administrate publike – ky program ofrohet edhe për ata qe tashme janë duke punuar ne administrate publike te involvuar ne krijimin e politikave (policy-making) ose borde rregullative (regulatory bodies)

Lajme