UBT, i vetmi institucion privat i arsimit të lartë në Kosovë, anëtar me të drejta të plota në CEEPUS

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, mori pjesë në mbledhjen e fundit të bordit të CEEPUS, që u mbajt në Vjenë të Austrisë.

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, mori pjesë në mbledhjen e fundit të bordit të CEEPUS, që u mbajt në Vjenë të Austrisë.

 

Nga ky takim u krijuan mundësi të reja për bursa dhe për organizim të konferencave të përbashkëta ndërkombëtare, me pjesëmarrje të madhe të stafit akademik, që mbi të gjitha, në fokus do të ketë promovimin e Kosovës.

 

Me rastin e pjesëmarrjes në këtë mbledhje, Hajrizi tha se çështja e ndërkombëtarizimit të Kosovës, sidomos në fushën e arsimit, është jetik në një moment të tillë, marrë për bazë sfidat nëpër të cilat momentalisht po kalon arsimi i lartë në vend.
“Ndërkombëtarizimi është një rrugë e gjatë, megjithatë ne po arrijmë që përmes UBT-së ta mbajmë Kosovën më afër këtyre rrjedhave, e tërë kjo falë marrëveshjeve dhe anëtarësimeve të institucionit tonë nëpër organizata të rëndësishme botërore”, vlerësoi Hajrizi.

 

UBT është i vetmi institucion privat i arsimit të lartë në Kosovë, që është anëtar me të drejta të plota në programin CEEPUS.

Lajme