Studentja Avdylaj, arkitekte në kompaninë “Nartel”

 Studentja Avdylaj, arkitekte në kompaninë “Nartel”

Studentja e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Aurela Avdylaj është punësuar në kompaninë e njohur “Nartel”, pas suksesit që e tregoi gjatë praktikës tremujore në këtë kompani.

Në Nartel, ajo është duke punuar në cilësinë e arkitektes, me ç’rast po merret me zgjidhjen e problemeve të natyrës arkitektonike, si dhe me përgatitjen dhe zbatimin e projekteve.

Studentja Avdylaj tha se është shumë me fat që po punon në një kompani të tillë, ku vazhdimisht po i inkorporon njohuritë teorike dhe ato praktike, teksa shtoi se për zotësinë e saj profesionale, suksesin ia atribuon UBT-së dhe stafit akademik të përgatitur profesionalisht, të cilët, sipas saj, arritën të përçojnë me shumë sukses njohuritë e tyre tek ajo dhe tek studentët e tjerë.
“Mënyra e komunikimit dhe ndërveprimit të stafit të UBT-së me ne, padyshim është ajo që na bën të ndihemi mirë, të komunikojmë lirshëm dhe të arrijmë qëllimet tona, teksa e njëjta praktikë pune po më përcjellë edhe në kompaninë Nartel”, theksoi ajo.

Avdylaj ka filluar studimet master në UBT këtë vit, ku njëkohësisht po vazhdon t’i forcojë shkathtësitë praktike implementuese, përmes punës në kompaninë Nartel.

Lajme