Rektori Hajrizi takohet me udhëheqësit e CERT-it Kombëtar të Kroacisë

Rektori Hajrizi takohet me udhëheqësit e CERT-it Kombëtar të Kroacisë

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, gjatë një vizite të realizuar në Kroaci, është pritur në takim nga një delegacion i CERT-it Kombëtar të Kroacisë, i udhëhequr nga Tomislav Protega, me ç’rast biseduan mbi zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet UBT-CERT dhe CERT-it kroat, me qëllim ofrimit të ndihmës për përmirësimin e mëtutjeshëm të privatësisë dhe rritjes së nivelit të sigurisë kibernetike në të dy shtetet.


Rektori i UBT-së shprehi konsideratën e thellë për këtë divizion, që pati një rol të madh dhe ofroi ndihmë të vazhdueshme për anëtarësimin e UBT-CERT në organizatën botërore të sigurisë, “FIRST”.


“Falë ndihmës dhe ekspertizës së përbashkët të ofruar me bashkëpunëtorët tanë, përfshirë këtu edhe CERT-in Kombëtar të Kroacisë, sot Kosova është e përfaqësuar edhe në organizatat më të mëdha për siguri në botë përmes UBT-CERT, organizatë kjo që do ta ndihmojë Kosovën në luftimin e krimeve kibernetike dhe të njëjtin kontribut do ta ofrojë edhe në nivel global”, theksoi Hajrizi.


Për anëtarësim në “FIRST”, fillimisht UBT-CERT është dashur ta marrë një vlerësim pozitiv mbi dizajnimin, të arriturat dhe implementimin e kushteve në aspektin e infrastrukturës ligjore dhe teknike të IT-së, që e mori nga CERT-i Kombëtar i Kroacisë dhe nga ai i Norvegjisë dhe pas vlerësimit të bërë nga bordi i organizatës “FIRST”, UBT-CERT u bë anëtar me të drejta të plota në organizatën në fjalë.

Lajme