Në UBT, u mbajt ligjëratë për vetëdijesim kundër kancerit të gjirit

UBT, u mbajt ligjëratë për vetëdijesim kundër kancerit të gjirit

Me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit të qytetarëve për luftën kundër kancerit të gjirit, për studentët e Fakultetit të Infermierisë dhe jo vetëm, në UBT është mbajtur ligjëratë e hapur nga doktoresha, njëherësh radio-onkologe Emine Devolli - Disha.

 

Me këtë rast ajo ka paraqitur llojet e kancerit të gjirit, teksa i ka njoftuar të pranishmit për simptomat dhe metodat diagnostike rreth sëmundjes.

 

“Për zvogëlimin e mortalitetit nga kanceri i gjirit, duhet të bëhet edukimi shëndetësor i popullsisë dhe aplikimi i programit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit”, theksoi Devolli.

 

Tutje, ajo ka thënë se nga statistikat e fundit është bërë e ditur se qindra gra në botë preken nga kjo sëmundje, por sipas saj, ekzistojnë shumë metoda të cilat mundësojnë zbulimin e hershëm të kancerit.

 

“Sot, kanceri i gjirit mund të trajtohet me sukses nëse zbulohet me kohë. Shumë gra janë në jetë sepse kanë bërë kontrolle të rregullta”, tha Devolli.

 

Në fund të ligjëratës, studentët pjesëmarrës patën mundësi të parashtrojnë pyetje mbi temën e ligjëruar.

Lajme