Studenti i UBT-së, Gentian Retkoceri punësohet në kompaninë e telekomunikacionit “IPKO”

Studenti i UBT-së, Gentian Retkoceri punësohet në kompaninë e telekomunikacionit “IPKO”

Gentian Retkoceri ka qenë student i dalluar i UBT-së, i cili ka studiuar në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri, si dhe ka specializuar në fushën e softuerëve dhe sistemeve inxhinierike.


Ai në prag të përfundimit të studimeve baçelor është punësuar në kompaninë telekomunikacionit “IPKO”, ku mban një pozitë mjaft të rëndësishme.


Aktualisht, studenti Retkoceri në punën që e bën si analist i Inteligjencës së Biznesit në IPKO, thotë se i kanë ndihmuar hulumtimet, trajnimet dhe studimet në UBT.


“UBT më ka përgatitur profesionalisht, si dhe duke qenë kështu unë jam punësuar në këtë kompani që operon kudo në Kosovë. Studentët e UBT-së gjithmonë janë të kërkuar në tregun e punës, sepse stafi akademik punon vazhdimisht në mënyrë profesionale në këtë drejtim, i aftësojnë studentët në fushën që synojnë”, ka thënë Retkoceri.


Po ashtu, Gentian Retkoceri ishte një nga 200 studentë të UBT-së, të cilët kanë qenë pjesë e universiteteve më prestigjioze në Evropë, falë marrëveshjeve të bashkëpunimit që UBT ka me mbi 300 universitete të ndryshme të Evropës e botës.


Në kuadër të këtyre marrëveshjeve, ai kishte mundësinë që një semestër të studimeve ta ndjekë në Universitetin e Portugalisë, ”NOVA de Lisboa”, me ç’rast është shprehur i privilegjuar që ka përjetuar një përvojë të tillë të studimeve jashtë vendit, si dhe ka thënë se ishte ndër përvojat më të mira që ka përjetuar.

Lajme