Ish-studenti i UBT-së krijon fabrikën e parë në regjion për prodhimin e paneleve

Ish-studenti i UBT-së krijon fabrikën e parë në regjion për prodhimin e paneleve

Ish-studenti i programit Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci në nivelin master,, Feim Brava, tashmë pjesë e stafit të UBT-së, ka filluar të prodhojë diçka të veçantë për tregun tonë, por edhe më gjerë.


Për herë të parë në Kosovë, ai ka krijuar fabrikën “ Euro Panel”, në Obiliq, që merret me prodhimin e paneleve.


Sipas tij, panelet janë produkte shumë të kërkuara në tregun vendor e ndërkombëtar dhe po përdoren me të madhe në ndërtimtari, andaj përmes prodhimit të tyre në kompaninë e tij, ai po synon ta mbulojë tregun vendor, por edhe atë ndërkombëtar.


“Çdo vit në Kosovë importohen në vlerë tregtare rreth 10 milionë euro panele nga vendet e ndryshme të botës, kurse tash, ne jemi prodhuesit e vetëm të paneleve në Kosovë dhe regjion”, tregoi Brava, teksa shtoi se ka zgjedhur pa asnjë ngurrim t'i punësojë studentët e UBT-së, sepse sipas tij, i plotësojnë të gjitha kriteret që kërkohen në tregun  e punës.


“UBT është një nga institucionet më serioze dhe që i aftëson studentët për tregun e punës. Jam jashtëzakonisht i kënaqur dhe besoj se ky bashkëpunim do të funksionojë shumë mirë sepse UBT ka qenë njëra nga mundësitë më të mëdha për mua, veçanërisht falë bashkëpunimit me rektorin Edmond Hajrizi”.


Ndonëse niveli i ulët i punësimit të të rinjve kosovarë është në shifra të ulëta, ish-studenti Brava ka siguruar punë edhe për dhjetëra studentë të UBT-së, t cilët janë duke ndërtuar karrierë në profesionin e tyre.


Njëri ndër studentët e punësuar në kompani, Gentrit Makolli tha se asnjëherë nuk e kishte menduar se do të mund të punësohet ende pa i përfunduar studimet.


“Kjo është një mundësi shumë e mirë për ta dëshmuar veten, por edhe me siguruar të ardhura sepse kur filluam fakultetin para tri viteve, nuk kam menduar që do të jetë kaq e thjeshtë të punësohesh”, tregoi studenti Makolli.


Rreth  90% e studentëve dhe ish-studentëve të UBT-së, kanë arritur të punësohen nëpër kompani të ndryshme, por edhe të krijojnë kompanitë e tyre, duke gjeneruar vende pune jo vetëm për veten, por edhe për të tjerët.

https://www.youtube.com/watch?v=NRr2NEYP01E&feature=youtu.be

Lajme