UBT shpall KONKURS: Për regjistrimin e studentëve për programe të reja në Farmaci dhe në Stomatologji

Në bazë të dispozitave të nenit 22 pika a e Statutit të UBT-së, nenit 3 të rregullores për regjistrim të studentëve si dhe në bazë të nevojave të UBT-së, për regjistrimin e st

Në bazë të dispozitave të nenit 22 pika a e Statutit të UBT-së, nenit 3 të rregullores për regjistrim të studentëve si dhe në bazë të nevojave të UBT-së, për regjistrimin e studentëve për vitin e ri akademik 2017/2018, rektori i UBT-së, Prof.Dr. Edmond Hajrizi, miratoi këtë vendim:

 

Shpallet konkursi i rregullt publik për pranimin dhe regjistrimin e studentëve të rinj, për vitin akademik 2017/2018, në dy programet e studimit, Farmaci dhe Stomatologji, të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës (AAK) dhe të licencuara nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).

 

Të drejtën e aplikimit në UBT e kanë të gjithë kandidatët, të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme dhe kanë të përfunduar maturën shtetërore.

 

Kandidatët e interesuar për të studiuar në Farmaci dhe në Stomatologji duhet t’i nënshtrohen provimit pranues.

Përzgjedhja e kandidatëve bëhet sipas këtyre kritereve:

• Deri 20% të pikëve mund të arrihen nga suksesi në shkollën e mesme dhe testit të maturës.

• Deri 80% të pikëve mund të arrihen në provimin pranues në drejtim e Farmacisë dhe të Stomatologjisë.

Numri maksimal i pikëve sipas kritereve të sipër cekura është 100%

Në provimin pranues kandidatët e interesuar do t’i nënshtrohen testimit në lëndët: Kimi 20%, Biologji 20%, Anglisht 10 %, Logjikë 20% dhe Intervista 10 %.

Afati i parë për aplikim mbetet i hapur deri më datë 8 shtator.

Kandidatët që aplikojnë i nënshtrohen testit vlerësues më datë 11 shtator, në orën 11:00, në ambientet e UBT-së, në Prishtinë.

 

Të gjithë të kandidatët e interesuarit, për sqarime shtesë, mund të paraqiten në zyrat e administratës së UBT-së në Prishtinë, lagjja Kalabria. Tel:038 541400 Mob:044 541400, Email:info@ubt-uni.net

 

Koha e regjistrimit çdo ditë prej orës 09:00 deri në 17:30

Lajme