Studimet e Stomatologjisë në UBT, një mundësi e pakrahasueshme

Studimet e Stomatologjisë në UBT, një mundësi e pakrahasueshne

Studimet e Stomatologjisë në UBT kanë për qëllim përgatitjen tejet profesionale të studentëve që do të regjistrohen.

Programi i stomatologjisë në UBT është orientuar në atë mënyrë që t'i mundësojë studentit  kompetenca të larta për punë në fushën e stomatologjisë.


Programi i stomatologjisë në UBT do të realizohet nga një numër i konsiderueshëm profesorësh, doktorësh të shkencave dhe masterash të përfituara në shumë vende të botës, pa lënë pas dore kuadrot e formuara në vend. Stafi tejet profesional dhe i specializuar në fushën e stomatologjisë, kanë fituar titujt më të lartë akademikë, përmes studimit nëpër universitete të vende të ndryshme të botës, si në SHBA,  Japoni, Austri, Gjermani, Zvicër etj.


Ndërthurja e teorisë me praktikën do të jenë elemente të pandashme gjatë studimit të stomatologjisë në UBT. Për këtë qëllim do të jenë në dispozicion dhjetëra laboratorë të specializuar për këtë punë, zhvillimi i mësimit në kushte më moderne , studentët i  bën të aftë që të zotërojnë dhe aplikojnë në praktikë, njohuritë e përfituara.


Ky program për nga forma dhe përmbajtja dallon shumë nga programet e tjera stomatologjike që zhvillohen në vendin tonë. Fokusi primar i këtij programi është formimi teoriko-praktik modern i studentëve, bazuar kryesisht në modelin e shumë universiteteve Amerikane dhe Evropiane.

Lajme