Fortesa Krasniqi e UBT-së, pjesë e shumë mediave vendore

Fortesa Krasniqi e UBT-së, pjesë e shumë mediave vendore

Studentja e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit, Fortesa Krasniqi, ende pa i përfunduar studimet e nivelit bachelor në UBT, është sistemuar në tregun e punës, me ç’rast pas shumë përvojave në media të shkruara e audiovizuele, aktualisht është duke punuar në portalin OnAir Media.


Duke folur për përvojën e saj në gazetari, Krasniqi tha se në këtë rrugë i kanë ndihmuar njohuritë e fituara gjatë studimeve në UBT.


“Mund të them me plot bindje se njohuritë që i kam marrë në UBT, më kanë shërbyer shumë gjatë eksperiencave të ndryshme në punë sepse falë përkushtimit të stafit akademik, tashmë i kam arritur synimet e mia”, vlerësoi ajo, teksa shtoi gjatë katër viteve përvojë pune, deri tash ka punuar në Radio Dukagjin, në RTK, pastaj në Gazetën Express dhe në Sovrani.info.


Falë gërshetimit të teorisë dhe punës praktike gjatë viteve të studimeve, shumica e studentëve të UBT-së janë të kërkuar dhe të përgatitur për tregun e punës ende pa i përfunduar studimet themelore.

Lajme