Zyra për Marketing

Zyra e Marketingut në UBT luan rol kyç në promovimin e institucionit, duke menaxhuar marketingun Inbound dhe Outbound me fokus në marketingun digjital, prezencën online, komunikimin efektiv në të gjitha mediat sociale.

Brenda departamentit funksionon edhe ekipi kreativ, i cili krijon koncepte dhe materiale vizuale të qarta dhe efektive, që arrijnë në mënyrë të drejtpërdrejtë tek audienca e synuar.

Qëllimet kryesore të departamentit përfshijnë:

  • Ofrimin e informacionit të shpejtë, të saktë dhe relevant për të gjithë të interesuarit, përfshirë studentë, biznese, partnerë dhe publikun e gjerë.
  • Promovimin dhe komunikimin aktiv me komunitetin e biznesit, studentët, partnerët dhe pjesëmarrësit e tjerë të rëndësishëm.
  • Mbledhjen dhe analizën e të dhënave për zhvillimet e tregut, preferencat dhe nevojat e audiencave të ndryshme.
  • Integrimin e studentëve në proceset operative të departamentit, duke u ofruar atyre mundësi për zhvillim profesional dhe përfitim të përvojës praktike.
  • Përdorimin e teknologjive moderne si 5G dhe Realiteti i Shtuar (AR) për të avancuar hulumtimet dhe aktivitetet e marketingut.

Vizioni i zyrës së Marketingut është të mbështesë institucionin dhe komunitetin më të gjerë duke promovuar dhe komunikuar në mënyrë efikase dhe efektive trendet, zhvillimet dhe inovacionet më të fundit në fushën e edukimit, biznesit dhe teknologjisë.

 

EKIPA E MARKETINGUT:

Faton Azemi

Departamenti i Marketingut

[email protected]

 

 

Fjolla Gashi

Departamenti i Marketingut

[email protected]