Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare (ZMN)

UBT është institucion i akredituar dhe shumë i respektuar i arsimit të lartë që mirëpret studentët ndërkombëtarë nga e gjithë bota. UBT ofron një gamë të gjerë programesh inovative në nivelin universitar dhe pasuniversitar, të cilat bazohen në nevojat dhe tendencat rajonale dhe ndërkombëtare. Përveç kësaj, UBT ka dhënë një kontribut të madh në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit dhe rajonit me kampuset dhe laboratorët e saj, të cilat janë pasuri unike për procesin e ndërkombëtarizimit. Ajo që e bën UBT unike janë programet dhe pasijet inovative, kurrikulat e internacionalizuara, procesi i veçantë  i të mësuarit, përvoja e të mësuarit në grupet vogla, bashkëpunimi i ngushtë i studentëve me fakultetin, si dhe studimi dhe hulumtimi i pavarur dhe zgjerimi i mundësive të studimit jashtë vendit. Për më tepër, UBT-ja me programin e saj të fokusuar globalisht i ndihmon studentët të shkëlqejnë në karrierën e tyre të ardhshme në nivel ndërkombëtar.

Që nga themelimi i tij në 2001, UBT ka qenë sinonim i arsimit ndërkombëtar dhe është i njohur për bashkëpunimet e suksesshme me një rrjet global të universiteteve dhe akademive. Gjatë 16 viteve të fundit, UBT ka investuar përpjekje të konsiderueshme për të krijuar një bazë të fortë për angazhimin global dhe ende synon të bëhet një institucion globalisht i lidhur në botë. Më konkretisht, misioni i UBT-së është të zhvillojë praktikat më të mira përmes arsimit cilësor dhe të mbështesë zhvillimin e mësimdhënies dhe kërkimit të cilësisë së lartë duke përfshirë programe të ndryshme, zhvillim të qëndrueshëm, menaxhim modern dhe inovacione në arsimin e lartë global si dhe në sektorin e industrisë. Për më tepër, UBT si një institucion kërkimor dhe inovativ ka qenë gjithashtu i përfshirë në projekte të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare që nga krijimi i saj, me qëllim që t’u përgjigjet sfidave të ndryshme dhe të promovojë vlerat themelore me kërkimin e zgjidhjeve praktike.