Struktura e Programit

• Njohuritë themelore: Struktura e progromit fillimisht ofron module që kanë për qëllim të sigurojnë njohuri të përbashkëta për të gjithë të diplomuarit, pa marrë parasysh përqendrimin e tyre dhe rolin e parashikuar që do të kenë për të ardhmen. Kurset e përzgjedhura të ofruara në vitin e parë të studimeve pasdiplomike u mundësojnë studentëve të marrin nivelin e familjaritetit të përcaktuar në Taxonomy Bloom. Dy kurse zgjedhore të ofruara gjatë vitit të parë i japin fleksibilitet studentëve në zotërimin e njohurive të mëtejshme kompjuterike dhe njohurive inxhinierike për të mundësuar në përzgjedhjen e koncentrimit në vitin pasues. Zgjedhja e parë u ofron studentëve mundësinë për të zotëruar shkencën kompjuterike, ndërveprimin njeri-kompjuter, sistemet paralele dhe të shpërndara dhe sigurinë e informacionit.

Pjesa më e madhe e lëndëve zgjedhore të caktuara trajtohen horizontalisht si pjesë e kurseve kryesore, por zgjdhjet ofrohen për të siguruar që studenti të ketë mundësi për ta specializuar më tej fushën. Opsioni i dytë zgjedhor ka për qëllim t’u ofrojë studentëve mundësinë për të zotëruar fushat me rëndësi për shkencën kompjuterike dhe profesionin e inxhinierisë, gjegjësisht, menaxhimin e projekteve, ekonominë dhe financat, marketingun, psikologjinë, etj.

 

• Etika dhe zhvillimi profesional: Moduli bazë për etikën, ligjin dhe komunikimin synon të sigurojë disa nga rregullat dhe rregulloret themelore shoqërore, etike dhe ligjore që mbështesin shkencën kompjuterike dhe disiplinën inxhinierike. Komponenti i komunikimit të këtij moduli ka për qellim t’ju mundësojë studentëve të përmirësojnë disa prej aftësive të domosdoshme të komunikimit në zhvillimin profesional.

 

• Specializimi: Programi ofron fleksibilitet për studentët për të zotëruar një fushë specifike të specializimit në shkencat kompjuterike dhe inxhinieri (fushë ose program).

 

• Përvoja në Temën e Masterit: Ky komponent i ofron studentin në dy module obligative: metodat e hulumtimit (semestri i tretë) dhe projekti i temës së Masterit në semestrin e katërt. Komponenti ka për qëllim t’i ofrojë studentit mundësinë për të zgjedhur një mënyrë të preferuar kërkimi shkencor dhe ndërlidhje me industrinë në fushën e specializimit.

 

VITI 1: 60 ECTS
SEMESTER 1: 30 ECTS
Nr  Lloji  Lënda ECTS
1 O Metodat e Hulumtimit në Inxhinieri 6
2 O Programimi i Avancuar 6
3 O Matematika Kompjuterike & Statistikë 6
4 O Sinjalet dhe Sistemet e Komunikimit 6
5 Z Studenti zgjedh një nga lista e mëposhtme  
  Z ▪ Kapituj të Avancuar të Sistemeve Operative

▪ Sistemet e Shpërndara Kompjuterike

▪ Teoria e Shkencave Kompjuterike

6
STUDENTI ZGJEDH NJË ORIENTIM
ORIENTIMET
1   INXHINIERIA E SISTEMEVE SOFTUERIKE  
2   INXHINIERIA E KOMUNIKIMIT  
3   SHKENCA E TË DHËNAVE DHE INTELIGJENCA ARTIFICIALE  
SEMESTER 2 :  30 ECTS
Nr Lloji  Lënda  
6 O Dizajnimi i Sistemeve sipas Praktikave të Inxhinierisë Agile 6
7 O Dizajnimi dhe Analizimi i Algoritmeve 6
  O/Z Studenti zgjedh dy lëndë nga lista e

ORIENTIMEVE

 
8 O/Z Lënda e parë 5
9 O/Z Lënda e dytë 5
10 Z Studenti zgjedh një lëndë nga lista A  
  Z ▪ Programimi Funksional

▪ Interneti i gjërave (IoT)

▪ Ndërveprimi njeri – IA

▪ Modelimi i avancuar i të dhënave dhe Informacionit

▪ Inxhinieria Kibernetike dhe e Sigurisë

5
11   Studenti zgjedh një lëndë nga lista e lëndëve për aftësi ndërpersonale  
  Z ▪ Organizimi dhe Inovacioni

▪ Etika dhe ndryshimi teknologjik

▪ Menaxhimi i Projekteve

▪ Ekonomiks për Inxhinierinë

3
    MË POSHTË JANË TË LISTUARA LËNDËT PËRKATËSE TË SECILIT ORIENTIM – SEMESTRI I DYTË  
    INXHINIERIA E SISTEMEVE SOFTUERIKE

Lëndët obligative të orientimit përkatës

 
  Z/O Programimi Funksional 5
  Z/O Inxhinieria e Softuerit për Aplikacione të Shkallëzueshme 5
    INXHINIERIA E KOMUNIKIMIT

Lëndët obligative të orientimit përkatës

 
  Z/O Komunikimi i të dhënave dhe Rrjetat 5
  Z/O Interneti i gjërave (IoT) 5
    SHKENCA E TË DHËNAVE DHE INTELIGJENCA ARTIFICIALE

Lëndët obligative të orientimit përkatës

 
  Z/O Teknikat e Inteligjencës Artificiale 5
  Z/O Vizualizimi i të Dhënave dhe Analitika e të Dhënave 5
VITI 2: 60 ECTS  
SEMESTER 3: 30 ECTS  
Nr Lloji  Lënda ECTS
12 O Seminar & Lab në Aplikimi Multidisiplinare 7
  Z/O Studenti zgjedh tri lëndë nga lista e orientimeve 18
13 Z/O Lënda e parë 6
14 Z/O Lënda e dytë 6
15 Z/O Lënda e tretë 6
    Studenti zgjedh një lëndë nga lista B  
16  
  • Kompleksiteti dhe Optimizimi i Algoritmeve
  • Cloud Computing and Big Data
  • Inxhinieria e të dhënave me Python
  • Modelimi dhe Simulimi i Sistemeve Komunikuese
  • Stilet e Arkitekturës dhe Mostrat e Dizajnit
  • Inxhinieria e Kërkesave
  • Inxhinieria e komunikimit kompleks
5
MË POSHTË JANË TË LISTUARA LËNDËT PËRKATËSE TË ÇDO ORIENTIMI – SEMESTRI I TRETË
  SSE INXHINIERIA E SISTEMEVE SOFTUERIKE

Lëndët obligative të orientimit

 
  Z/O Teknologjitë Semantike 6
  Z/O Stilet e Arkitekturës dhe Mostrat e Dizajnit 6
  Z/O Zhvillimi i drejtuar nga Testimi 6
  CE INXHINIERIA E KOMUNIKIMIT

Lëndët obligative të orientimit

4
  Z/O Rrjetet Kompjuterike të Avancuara 6
  Z/O Teknologjitë e Avancuara Celulare 5G 6
  Z/O Përpunimi Digjital i Sinjaleve 6
  DSAI SHKENCA E TË DHËNAVE DHE INTELIGJENCA ARTIFICIALE

Lëndët obligative të orientimit

 
  Z/O Adv Machine Learning 6
  Z/O Deep Learning 6
  Z/O Big Data 6
SEMESTRI 4: 30 ECTS
17 M Punimi i Temës së Master-it  (E bazuar në orientim) 30