Mësimdhënia dhe Mësimnxënia

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit në UBT, është program i akredituar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, ku është një ndër fakultetet më të suksesshme në rajon në përgatitjen e inxhinierëve të ardhshëm.

 

Ky fakultet ka një numër të madh të studentëve, megjithatë qindra të tjerë kanë vendosur të jenë pjesë e suksesit të garantuar duke ju bashkuar UBT-së, si rezultat i cilësisë dhe mundësive të shumta që i ofron institucioni.

 

Kursi miraton një mësim të balancuar teorik dhe ushtrime praktike. Shumica e kurseve kanë një raport të barabartë të dedikuar për praktikë. Në përgjithësi, programi promovon një kurrikulë të orientuar nga procesi, i projektuar për të nxitur kontributin e studentëve në industrinë në formën e projektit Capstone, integrimin e përvojës laboratorike dhe hulumtimin relevant të industrisë.

 

Kredia ECTS matë një kredi të vetme e cila është ekuivalente me 30 orë akademike. Si pjesë e sistemit të kreditit, institucioni llogarit orët e kontaktit, punën praktike dhe vetë-studimin. Programi zgjat dy vite për një total prej 3600 orësh. Një vit i plotë akademik është ekuivalent me 1800 orë kontakti, vetë-studim dhe praktikë. Gjatë dy viteve të studimit, studenti duhet të kompletojë të gjithë 120 ECTS ndarjen në katër semestra, 30 ECTS.

 

Bashkëpunimi midis UBT-së dhe industrisë është një prej prioriteteve institucionale, të cilat ndikojnë në realizimin e objektivave teorike të mësimdhënies dhe trajnimin e nevojshëm praktik të tyre.

 

Programi përfshin një komponent Capstone/Thesis që synon të promovojë dhe të gjenerojë hulumtime, njohuri dhe projekte relevante për industrinë.

 

Me një infrastrukturë tejet moderne, laboratorë të pajisur me mjetet e nevojshme për ofrimin e të gjitha llojeve të shërbimeve dhe për t’ua mundësuar studentëve të vet, kombinimin e teorisë dh praktikës, UBT synon të bëhet referencë e profesionalizmit. Në këtë mënyrë, UBT që nga themelimi i këtij fakulteti ka nxjerr kuadro dhe vazhdon të përmbush edhe kërkesat e tregut të punës në sektorin e ndërtimit në Kosovë, ku në bazë të statistikave të fundit rreth 95% e studentëve janë të kyçur në tregun vendor, ndërkaq qindra të tjerë janë pjesë e tregut ndërkombëtar të punës.