Bashkëpunimi Ndërkombëtar

UBT është një institucion i karakterizuar nga një dimension i spikatur ndërkombëtar, gjë që reflektohet në programet e studimit, përbërjen e stafit akademik, studentët por dhe në shkëmbimet intensive dhe të larmishme me partnerë të ndryshëm ndërkombëtarë si në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta kërkimore e didaktike ashtu dhe në shkëmbime të vazhdueshme dhe mobilitet të lartë mes stafit akademik dhe studentëve.

 

UBT ka një rrjet të zgjeruar të partnerëve kombëtare dhe ndërkombëtarë. Partnerët dhe llojet e bashkëpunimit variojnë nga partneritetet afatgjata strategjike, me të cilët UBT ofron programe akademike të përbashkëta dhe projekte kërkimore të përbashkëta.

 

Përmes UBT-së ju mund të studioni dhe të përfitoni bursa të plota studimi në Universitet
partnere si :

• Universiteti Teknik I Vijenës
• Universiteti I Kolumbias (MS Inxhinier e Ndërtimtarisë)
• Universiteti I Zagrebit ( Inxhinieria Civile Ndërtimit)
• Delft University of Technology-Netherlands

 

Programi është dizajnuar për t’iu përgjigjur kontekstit dhe kërkesës në tregun e punës, si dhe preferencat e përcaktuara nga stafi dhe studentët. Megjithatë, programi përgjithësisht përfshinë një bazë të praktikës arsimore në fushën e studimit. Komiteti i kurrikulës ka marrë parasysh përmbajtjen e programeve të ngjashme nga disa programe në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë. Programi ruan parimet dhe udhëzimet e ofruara nga EUCEET (Edukimi dhe Trajnimi i Inxhinierisë Civile Evropiane).

Projekti EUCEET mbi “harmonizimin e kurrikulave në Evropë” ka informuar filozofinë e mësimdhënies, qasjen dhe strukturën e kurrikulës. Programi është gjithashtu i harmonizuar me Indikatorët SEFI (Shoqëria Evropiane për Arsimim Inxhinierik), standardet e AsBau (Akkreditierung und Qualitätssicherung zeitgemäßer Studiengänge des Bauingenieurwesens und deutschen Hochschulen) dhe US ABET (Komisioni Akreditues i Inxhinierisë, Bordi i Akreditimit për Inxhinierinë dhe Teknologjinë). Së fundmi, njohuritë e Trupit të Njohurive të ASCE dhe rekomandimet e EUCEET janë integruar në kurrikulë.