Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri

UBT – Fakulteti për Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri

 

Emri i institucionit BPRAL Kolegji UBT
Fakulteti/Departamenti Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri
Kampusi kryesor dhe degët Prishtinë

Ferizaj

Prizren

Pejë

Emri i programit të studimit BSc Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri
Personi përgjegjës  
Akreditimi/Riakreditimi Riakreditimi 2016
NQF Niveli i kualifikimit NQF Level 6
Diploma Akademike Bachelor për Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri
ECTS 180
Profili i programit (specializimi) ·         Inxhinieri e Sistemeve Softuerike

·         Databazë dhe Sisteme Informative

·         Rrjetet dhe Telekomunikimi

·         Grafikë Kompjuterike dhe Multimedia

·         Ueb Programimi

·         Robotikë dhe Sisteme Inteligjente

·         Bioinformatikë

·         Siguria dhe Sigurimi i Informacionit

Kodi Erasmus 11.3 Shkenca Kompjuterike, Informatikë
Lloji i studimit Me kohë të plotë
Numri i studenteve 600
Minimumi i kohezgjatjes te studimeve 3 vite

 

Plani Strategjik mbi Kërkimin Shkencor dhe Hulumtimet e ndihmon dhe njëkohësisht kontribuon që UBT t’i përgjigjet në mënyrë sa më efikase zhvillimeve të vrullshme teknologjike. Në ndryshim në mundësitë e kërkimit, ofron një platformë për pjesëmarrje në iniciativat ndërkombëtare të lidhura me hulumtimet.

 

Plani i hulumtimit të programit për Shkenca Kompjuterike është i lidhur kryesisht me temën dhe aspekte të strategjisë institucionale të kërkimit, të tilla si Teknologjia e Informacionit, etj.

UBT kryen kërkime në të gjitha aspektet e teknologjisë së informacionit: harduerë dhe softuerë, komponentët dhe sistemet.

 

Duhet theksuar se temat e hulumtimit të programit për Shkenca Kompjuterike përfshijnë në vete: Sistemet e TI-së, analizat e të dhënave, modelimin dhe simulimin, softuerin dhe programimin, sistemet dhe sigurinë e të dhënave, telekomunikimet, informatika, e cila është e ndërlidhur me lëmin e shëndetësisë, sigurisë kibernetike.

 

Kontributet më të fundit të hulumtimit të stafit janë organizuar përmes Konferencës Vjetore Ndërkombëtare të UBT-së për Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri. Përveç kësaj, ekzistojnë dy qendra që veprojnë si pjesë e Departamentit të CSE-së: Qendra e UBT-së për Modelim dhe Simulim dhe Qendra e UBT-së për Sigurinë e të Dhënave dhe Privatësinë.

 

Shkenca kompjuterike dhe Inxhinieri – Temat kryesore të hulumtimit, si pjesë e strategjisë kërkimore, janë:

  • Të Dhënat Kryesore;
  • Inteligjenca e Biznesit dhe Menaxhimi i Njohurive;
  • Cloud Computing dhe Teknologjitë Mobile;
  • Grumbullimi dhe “Grid Computing” (mbedhja ose grumbullimi i burimeve kompjuterike nga vende të shumta, për të arritur një qëllim të përbashkët);
  • Lojëra celulare/telefonike, aplikacionet e Ueb-it;
  • Përsosmëri në lidhje me kujdesin ndaj klientit;
  • Shërbimet elektronike, e-Health (përdorimi i teknologjisë në shërbimet e shëndetit), e-Qeverisja;
  • Inxhinieria e Edukimit, E-Learning (të mësuarit nëpërmjet përdorimit të tekonologjisë), Të mësuarit e përjetshëm;
  • E-Health (Përkujdesja Shëndetësore nëpërmjet përdorimit të teknologjisë), E-Services (Shërbimet të cilat kryhen me anë të ndihmës së teknologjisë) dhe Strategjia Konkurruese;
  • Sistemet e Krijuara;
  • Inxhinieri dhe Rrjetet;
  • Qeverisja dhe Menaxhimi i IS-së;
  • Sigurimi i Sistemeve të Informacionit;
  • Bashkëpunimi i gjallë dhe virtual (pamor);
  • Teknologjitë me valë, rrjetet celulare, brezat e ardhshëm;
  • Rrjetet, rrjetet e sensorit dhe rrjetet MESH;
  • Zgjidhjet e prodhuara prej RFID;
  • Modelimi dhe simulimi;
  • Modelimi për aplikime të kontrollit dhe në kohë reale;
  • Sistemet paralele dhe të shpërndara;
  • Aplikimi ose vënia në zbatim e sistemit TIK në sektorin publik;
  • Inteligjenca Artificiale, Robotika, Sistemet Multi-Agent, (Një sistem multi-agjent është një sistem i kompjuterizuar; i përbërë nga agjentë inteligjentë të ndërveprimit të shumëfishtë);
  • Informacioni Inteligjent mbi Rrjetet;
  • Teknologjitë e “Semantic Ueb”;
  • Informatika me karakter social dhe Bashkëpunimi;
  • Rrjetet sociale dhe vendndodhja;
  • Telemjekësia.